Zyrtarisht në detyrë/ Eric Wendt dorëzon letrat kredenciale, nis misionin si ambasador i SHBA-së në Shqipëri
Eric Wendt dorëzon letrat kredenciale te Begaj, ambasadori i SHBA largohet nga Pallati i Brigadave pas më shumë se një ore ...
Eric Wendt dorëzon letrat kredenciale te Begaj, ambasadori i SHBA largohet nga Pallati i Brigadave pas më shumë se një ore ...
Në kërkim nga SPAK/ Si i shpëtoi policisë ish-anëtari i bandës së Durrësit Indrit Dokle! Planet e Ervis ...
“Shqipëria ka zgjedhur novacionin”/ Rama: Pa një botë të përbashkët nuk mund të ketë Kombet ...
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 118-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largi...
Wendt është një figurë e lartë e ushtrisë me përvojë mbi 30-vjeçare. Ai ka shërbyer si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, si dhe në pozicione të rëndësishme në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Paqësorit.
TIRANË- Eric Wendt ka nisur zyrtarisht këtë të shtunë detyrën si ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Wendt i dorëzoi letrat kredenciale Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave, ndërsa më pas zhvilluan një takim kokë më kokë, i cili zgjati gati dy orë. Ai e nis misionin e tij në Shqipëri, duke pasuar Yuri Kim, e cila u largua nga detyra në qershor të vitit 2023.
Wendt është një figurë e lartë e ushtrisë me përvojë mbi 30-vjeçare. Ai ka shërbyer si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, si dhe në pozicione të rëndësishme në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Paqësorit.
Gjatë karrierës së tij, Wendt ka mbajtur detyra si koordinator sigurie i SHBA-së për Autoritetin Izraelito-Palestinez (2017–2019) dhe shef shtabi në Komandën e Paqësorit të SHBA-së.
Ai është diplomuar në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara, dhe ka përfunduar studimet pasuniversitare në fushën e sigurisë kombëtare në Naval Postgraduate School. Eric Wendt flet disa gjuhë të huaja, përfshirë arabishten dhe koreanishten.
Gjatë dëgjesës në Senatin Amerikan, Eric Wendt paraqiti katër prioritete që do të udhëheqin mandatin e tij në Shqipëri. Mbrojtja e qytetarëve amerikanë dhe avancimi i interesave amerikane, përfshirë mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar.
Mbështetja e progresit të Shqipërisë për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në vitin 2035. Promovimi i diplomacisë ekonomike dhe tregtare në dobi të qytetarëve. Fokusi te njerëzit e ambasadës, duke përfshirë një linjë pune që e quajti “Faktorët njerëzorë”, e cila do të synojë përdorimin e mënyrave standarde dhe kreativitetit./Dosja.al
Sali Berisha "Fjala e Padrinos në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ishte fjala më e turpshme që është mbajtur ndonj&eu...
"Së dyti, këtë javë ishte java e turpit të Shqipërisë në OKB, ku përfaqësuesi i narkoshtetit bëhet kreu...
TIRANË- Ambasadori i ri i SHBA-së, Eric Wendt, ka përfunduar takimin me Bajram Begaj, në Pallatin e Brigadave, ku i ka dorëzuar letra...
"Java që lamë pas është java e skandalit më të jashtëzakonshëm jo vetëm në historinë e Shqipëris&e...
Eric Wendt TIRANË- Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka mbërritur në Pa...
Eric Wendt TIRANË- Eric Wendt nis këtë të shtunë detyrën si ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqip&eu...
Erion Braçe TIRANA- Një përplasje verbale është shënuar ditën e sotme mes akivistes Arvina Lleshi dhe d...
Edi Rama KOSOVA- Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë mbrëmje fjalimin e tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku fo...
Bedri Hamza KOSOVA- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se zhvillimet e reja politike pas 16 shtatorit...
Foto ilustruse KOSOVA- Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të hënën, më 28 shtator, ku dhe do të zhvillojë seancë...