Ambasadori i SHBA-së, Eric Wendt nisi misionin në Tiranë, ndërsa më 2 tetor do të zhvillojë pritjen zyrtare ku të ftuar do të jenë politikanët e të gjithë krahëve. Ardhjen e tij e komentoi edhe kreu i PD, Sali Berisha, i cili vetë konfirmoi se deri më tani nuk ka dijeni për ceremoninë dhe nuk ka një ftesë në dorë.

Pyetje: Sot ambasadori i ri i SHBA-së Eric Wendt, i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit Begaj, duke nisur zyrtarisht misionin e tij në Shqipëri. Ndërkohë, më datë 2 Tetor, Ambasada e SHBA-së do të organizojë ceremoninë e prezantimit të ambasadorit të ri. A jeni i ftuar në këtë event?

Berisha: I uroj mirëseardhjen ambasadorit, nuk kam asnjë dijeni e për ceremoninë.

Në pritjen e fundit të organizuara nga e Narkuara me Punë e SHBA, Nancy Van Haron për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së, Sali Berisha, i shpallur non grata nga SHBA nuk shkoi dot.


Lajmi kryesor:

Berisha: Arrestimi i ish-kreut të SHISH, më i rëndë se i çdo zyrtari! Fjalimi i Ramës në OKB turp, nuk foli për UÇK