Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

ARRESTOHET në Larushk 41-vjeçari i kërkuar nga drejtësia shqiptare, Gjykata e Tiranës e kishte dënuar për drogë (EMRI-PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
ARRESTOHET në Larushk 41-vjeçari i kërkuar nga drejtësia
Momenti i arrestimit të Agim Xhikës

Është vënë në pranga ditën e sotme 41-vjeçari Agim Xhixha, i cili ishte shpallur në kërkim prej kohësh pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 6 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Xhixha është vënë në pranga falë operacionit të zhvilluar si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara gjatë punës operative mbi vendndodhjen e personit të kërkuar nga drejtësia.

Sakaq, Agim Xhixha rezulton të jetë dënuar nga Gjykata e Tiranës me 6 vite burg në total pasi hetimet e kryera ndaj zbuluan se ai ka gisht në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Momenti i arrestimit të Agim Xhikës:

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese