Një shpërthim i fuqishëm që dyshohet të ketë ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit ka bërë që kjo godinë 2-katëshe në lagjen Plaka në Athinë, të shembej duke lënë pas një bilanc tragjik me 6 viktima, mes të cilëve 3 shqiptarë. Këta të fundit janë identifikuar nga Top Channel si Florida e Florin Hoxha (motër e vëlla) si dhe Eris Cani. Mes viktimave është edhe bashkëshorti i Florida Hoxhës, Ian Alexander Kirpatrick, shtetas amerikan, si dhe Edmond Hings e Athina Papapresku, pronarët e ndërtesës.

Sipas raportimeve të mediave greke, shpërthimi ka ndodhur pak para orës 7:30 të mëngjesit të së premtes,  në rrugën Lysikratous, në një nga zonat më të vizituara të Athinës.  Shpërthimi shembi një pjesë të godinës dhe zuri nën rrënoja të gjashtë personat që ndodheshin brenda. Vala goditëse dëmtoi ndërtesat përreth, theu xhama dhe goditi automjete të parkuara pranë vendngjarjes.

Autoritet greke kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat dy trupat e fundit të shtunën rreth orës 13:30. Dy shqiptarët që kanë mbetur të pajetë si pasojë e shëmbjes së godinës janë motër e vëlla, të identifikuar si Florida e Florin Hoxha si dhe  Eris Cani, shqiptaro-amerikan.  Pista kryesore e autoriteteve vijon të mbetet ende rrjedhja e gazit, megjithatë po vijon ende puna për gjetjen e shkakut real të këtij shpërthimi.

Shpërthimi preku edhe një godinë ngjitur, nga e cila zjarrfikësit shpëtuan dy gra të lënduara lehtë. Një kalimtar u lëndua nga gurët e shpërndarë. Disa ndërtesa pranë vendngjarjes kanë pësuar dëme serioze dhe po kontrollohen për të përcaktuar nëse janë të banueshme. Në operacion morrën pjesë 30 zjarrfikës, të ndihmuar nga qen kërkimi, kamera dhe pajisje që zbulojnë tingujt nën rrënoja.

Florin Hoxha

 

Florida Hoxha

 

Në të majtë Florida Hoxha dhe bashkëshorti i saj Ian Alexander Kirkpatrick dhe në djathtë Florin Hoxha dhe bashkëshortja e tij, Eris Cani.