I dënuar me 6 vite burg për drogë, arrestohet në Krujë 41-vjeçari i shpallur në kërkim
Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Krujë. Arrestimi i tij erdhi pasi ai ishte në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. I arrestuari është identifikuar si Agim Xhixha.
Sipas njoftimit të policisë ai rezulton i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.
“Krujë/Finalizohet operacioni i koduar “Larushku”, për kapjen e një shtetasi në kërkim. Lokalizohet dhe ndalohet një 41-vjeçar, i dënuar me 6 vjet burgim, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Krujë finalizuan operacionin e koduar “Larushku”.
Gjatë operacionit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Agim Xhixha., 41 vjeç, banues në Larushk i Sipërm, Fushë Krujë.
41-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Fjalimi i kryeministrit në OKB, Berisha: Rama është armik i egër i Kosovës, nuk shqiptoi një fjalë për UÇK-në
Mori zyrtarisht detyrën, kush është ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, Eric Wendt?
Pas më shumë se një ore, përfundon takimi i ambasadorit Wendt me presidentin Begaj (VIDEO)
- 13:01 Fjalimi i kryeministrit në OKB, Berisha: Rama është armik i egër i Kosovës, nuk shqiptoi një fjalë për UÇK-në
- 12:43 “Gjenerali” merr zyrtarisht rolin e Ambasadorit të SHBA në Shqipëri, kush ishin 10 paraardhësit e tij
- 12:42 Presidentja e Venezuelës kthehet nga vizita në SHBA pa marrëveshje dhe pa datë për zgjedhjet
- 12:34 Mori zyrtarisht detyrën, kush është ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, Eric Wendt?
- 12:24 Pas më shumë se një ore, përfundon takimi i ambasadorit Wendt me presidentin Begaj (VIDEO)
- 12:19 Moti ndryshon në Shqipëri, meterologia: Mëngjeset mbetet të freskëta, temperaturat do rriten