Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shtetasi i huaj bie në kontakt me rrymën elektrike në Durrës, ishte në një varkë në bregdet (DETAJET e para)

Shkruar nga Newsbomb
Shtetasi i huaj bie në kontakt me rrymën elektrike në
Bregdeti i Durrësit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në Durrës ku një shtetas i huaj mësohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, teksa ndodhej në një varkë në bregdet. Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqartë, por bëhet me dije se shtetasi i huaj është nisur me urgjencë për të marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal të Durrësit.

Po ashtu bëhet me dije se shtetasi i huaj ishte i punësuar në Shqipëri, ndërsa nuk dihet nëse punonte si peshkatar apo në ndonjë punë tjetër. Mjekët e Durrësit po punojnë për t'i shpëtuar jetën, megjithatë deri më tani nuk dihet akoma gjendja e tij e saktë shëndetësore.

Në vendngjarje kanë dalë menjëherë autoritetet vendase të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit. Ndërsa pritet që të kemi detaje të reja në vijim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese