Durrës, e zë korenti në varkë, punëtori i huaj përfundon në spital

Aktualitet

ambulanca-1_sd.webp
Një punëtor i huaj ka rënë në korent ndërsa ndodhej në një varkë, në shëtitoren bregdetare të Durrësit. Për momentin nuk dihen rrethanat e plota se si punëtori ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Pas incidentit ai është transportuar me autoambulancë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.  Pranë vendit të ngjarjes pritet të kryhen edhe verifikimet për zbardhjen e rrethanave të incidentit.

 

ME TE LEXUARAT