Vuçiç zbulon detaje nga biseda me Putinin: Oferta për gazin është e shkëlqyer për Serbinë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bëri të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike njëorëshe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ku në qendër të diskutimeve ishte çmimi i gazit natyror, bashkëpunimi dypalësh dhe situata ndërkombëtare.
“Sapo përfundova një bisedë të gjatë, njëorëshe, me presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Vladimiroviç Putin”, tha Vuçiç.
Sipas tij, dy liderët diskutuan kryesisht për çmimin e gazit, një çështje me rëndësi të veçantë për Serbinë në këtë periudhë, si edhe për bashkëpunimin mes Serbisë dhe Federatës Ruse, marrëdhëniet dypalëshe, luftën në Ukrainë dhe situatën në Ballkan.
“Folëm për çështjet energjetike”, u shpreh presidenti serb.
Vuçiç theksoi se oferta prej 318 eurosh për 1.000 metra kub gaz është shumë e favorshme për Serbinë.
“Kjo tregon se Serbia ka një çmim të mirë, fleksibilitet të mirë dhe sasi të mjaftueshme gazi. Diskutuam edhe për Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS), ku situata është më e ndërlikuar, por gjithsesi shkëmbyem mendime edhe për këtë çështje”, tha ai.
Në përfundim, Vuçiç e cilësoi bisedën si të rëndësishme për të ardhmen e Serbisë.
“Besoj se ishte një bisedë e rëndësishme për të ardhmen e Serbisë dhe jam i bindur se edhe ata që do të jenë presidentë të Serbisë në të ardhmen do të dinë të mbrojnë interesat e vendit dhe të ruajnë këtë lloj ekuilibri dhe përgjegjësie ndaj të gjithë aktorëve të rëndësishëm të politikës ndërkombëtare”, përfundoi ai.
Aksident i rëndë në Kosovë, humb jetën një 19-vjeçar! Shpëton shoferi i mjetit
Të shtëna me armë në aksin Prishtinë-Ferizaj, tre të plagosur
E rëndë në kufirin kroato-slloven, mbyten në lumë 5 emigrantë! Shpëtohen 5 të tjerë
- 13:23 Aksident i rëndë në Kosovë, humb jetën një 19-vjeçar! Shpëton shoferi i mjetit
- 13:14 I dënuar me 6 vite burg për drogë, arrestohet në Krujë 41-vjeçari i shpallur në kërkim
- 13:01 Fjalimi i kryeministrit në OKB, Berisha: Rama është armik i egër i Kosovës, nuk shqiptoi një fjalë për UÇK-në
- 12:43 “Gjenerali” merr zyrtarisht rolin e Ambasadorit të SHBA në Shqipëri, kush ishin 10 paraardhësit e tij
- 12:42 Presidentja e Venezuelës kthehet nga vizita në SHBA pa marrëveshje dhe pa datë për zgjedhjet
- 12:34 Mori zyrtarisht detyrën, kush është ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, Eric Wendt?