Festa e Lionel Messit kthehet në çështje te Roma, Dybala e Molina marrin ftesën, por klubi ‘ngre murin’ Futbollist profesionist që në moshën 18 vjeçare ku shkëmbeu akademinë e Barcelonës me atë të Paris Saint Germain, Mikel Arteta kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Angli. Për 12 vjet, mesfushori spanjoll është aktivizuar në radhët e Everton dhe Arsenalit deri në vitin 2016 kur vari këpucët në gozhdë. Më pas ai vijoi karrierën si trajner duke u shndërruar në një prej më të suksesshmit me kulmin që e arriti sezonin e kaluar kur drejtoi Arsenalin të fitonte titullin që i mungonte prej 22 vitesh dhe të arrinte në finalen e Champions Leagues pas 20 vitesh.
Por në gusht të 2010, pas titullit botëror të fituar nga Spanja në Afrikën e Jugut, Arteta ishte një prej mesfushorëve që Fabio Capello, trajneri i Anglisë i asaj kohe dhe Federata Angleze menduan ta grumbullonin. Mikel Arteta nuk kishte luajtur asnjë minutë për kombëtaren e madhe të Spanjës, por ishte aktivizuar me ekipet e moshave të La Roja. Në atë kohë FIFA kishte një rregullore krejt tjetër në lidhje me zgjedhjet e futbollistëve për kombëtaret.
Vite më pas, Arteta në një intervistë për Talksport pranoi se u tundua nga ideja që të luante me kombëtaren angleze dhe ishte gati të hynte në një betejë ligjore për ta arritur një gjë të tillë. ‘Më telefonuan. Fabio Capello hyri në kontakt me David Moyes kur unë isha te Everton dhe fola me ta-tregon Arteta-po e konsideroja seriozisht të luaja për Anglinë, por në atë kohë ekzistonte një normë e UEFA apo FIFA që nuk e lejonte. Do të na duhej të shkonim në gjyq dhe ishte një rrëmujë e madhe. Isha gati të hyja në luftë, por në fund vendosëm se të sfidoje FIFA ishte diçka e madhe. Për më tepër, objektivi im gjithnjë ka qenë të luaja me kombëtaren spanjolle. Në ato momente kisha ende shpresa për një telefonatë’.
Idenë për të luajtur me kombëtaren angleze Arteta e konfirmoi edhe në një intervistë tjetër, për ‘The Independent’.
‘Po të ishte ndonjë kombëtare tjetër do të kisha thënë jo. Por unë kam kaluar pjesën më të madhe të karrierës në Angli, është shtëpia ime e dytë. Familja ime është këtu, kam gjithçka. Kështu që e mora me të vërtetë në konsideratë këtë ide-ishin fjalët e Artetës.
Mesfushor elegant dhe me shumë cilësi organizative, Arteta nuk mundi të luante me La Roja dhe kjo kishte logjikën e saj; ai rastisi në me kampionët e parë të botës në një prej mesfushave më të mira në historinë e futbollit; Xabi Alonso, Busquets, Xavi, Iniesta, Cesc Fabregas, David Silva…
‘Ka pasur 3 raste që mendova se isha shumë pranë grumbullimit dhe në dy prej tyre isha i dëmtuar teksa nga kombëtarja e Spanjës më vinin mesazhe që më uronin shërim të shpejtë duke më thënë se isha shumë pranë bashkimit me ta-tregon Arteta vite më pas me një ton disi dorëzimi-do të më pëlqente të isha i grumbulluar te Spanja, por e kuptoj shumë mirë sepse kjo nuk ndodhi. Kishte një mesfushë fantastike, ndoshta më e mira e çdo brezi. E pranoj se ishin më të mirë se unë, kaq e thjeshtë është’.
Në 2024, për The Athletic, Mikel Arteta foli sërish për mundësinë e grumbullimit me Anglinë edhe për shkak të konkurrencës te La Roja. ‘Po, do ta kisha bërë. Ndihem krenar për këtë. Edhe isha shumë realist, duke parë lojtarët që ishin te Spanja në atë moment dhe sfida e madhe që do të ishte. është e nevojshme të pranosh nivelin tënd dhe kjo është shumë e rëndësishme-ishin fjalët e Artetës..
Top Channel