Sociale
Ernest Muçi ‘epiqendra’ e Kombëtares, i besohet numri deçiziv
Ernest Muçi pritet të ketë një rol më të rëndësishëm në Kombëtaren shqiptare nën drejtimin e Rolando Maranit.
Sulmuesi që po shkëlqen me Trabzonspor do të mbajë tashmë fanellën me numrin 10, pas largimit të Nedim Bajramit nga ky numër.
Muçi, i cili deri tani ka luajtur me fanellën 17, ka regjistruar 17 ndeshje dhe 3 gola me kuqezinjtë që nga debutimi në vitin 2021.
Pas paraqitjeve të mira në Turqi, numri 10 shihet si një tjetër sinjal për përgjegjësinë që pritet të ketë 25-vjeçari në Kombëtare.
Muçi do të ketë mundësinë të tregojë sa vlen me numrin që i përshtatet më mirë rolit që mbulon në fushën e lojës.
Shqipëria luan sonte kundër Bjellorusisë në ndeshjen e vlefshme për “Nations League”.




