LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhet plagosja e djeshme në Tiranë/ Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori! Në pranga edhe i dëmtuari pasi kërkohej në Kosovë (EMRAT)

Sipas hetimeve, gjatë konfliktit në lokal, 54-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur në këmbë 33-vjeçarin Gjenk Karabeg, më pas është larguar nga vendngjarja.

26 Shtator 2026, 13:39 Nga E. D
Zbardhet plagosja e djeshme në Tiranë/ Identifikohet dhe shpallet
foto ilustruese

TIRANË- Plagosja me armë zjarri e ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “Hysni Gërbolli”, ku mbeti i plagosur një 33-vjeçar nga Kosova është zbardhur. Bëhet me dije se policia ka identifikuar autorin e dyshuar, 54-vjeçarin Sajmir Pasmaçiu, i cili është shpallur në kërkim. Sipas hetimeve, gjatë konfliktit në lokal, 54-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur në këmbë 33-vjeçarin Gjenk Karabeg, më pas është larguar nga vendngjarja.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan një armë gjahu, një thikë dhe municion luftarak. Në lidhje me konfliktin, policia ka arrestuar edhe një 20-vjeçar, Samuel Tahiraj, ndërsa dy persona të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Ndërkohë, 33-vjeçari i plagosur rezultoi person në kërkim nga autoritetet e Kosovës. Ai u arrestua me qëllim ekstradimi, pasi është dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë me 50 ditë burgim për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Zbardhet brenda 24 orëve, autorësia dhe rrethanat e plagosjes me armë zjarri, të ndodhur dje, në rrugën “Hysni Gërbolli”. Identifikohet autori i dyshuar dhe shpallet në kërkim. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij. Vihet në pranga një 20-vjeçar dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, të përfshirë në konflikt.

Vihet në pranga dhe i dëmtuari, pasi rezultoi person në kërkim nga autoritetet e Kosovës. Sekuestrohen një armë gjahu, një mjet prerës (thikë) dhe municion luftarak. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, u bë e mundur zbardhja e rrethanave dhe dokumentimi i ngjarjes së ndodhur më datë 25.09.2026, në rrugën “Hysni Gërbolli”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se, gjatë një konflikti në një lokal, shtetasi S. P., 54 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur në këmbë shtetasin Gj. K., 33 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

54-vjeçari, u shpall në kërkim për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prishja e qetësisë dhe rendit publik”, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. P., u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë gjahu, një mjet prerës (thikë) dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve hetimore, rezultoi se gjatë konfliktit ishte përfshirë edhe shtetasi S. T., 20 vjeç, i cili dyshohet se është konfliktuar me disa persona me sende të forta, duke mbetur i dëmtuar shtetasi A. P., 18 vjeç. Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi S. T. u arrestua në flagrancë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prishja e qetësisë dhe rendit publik”.

Ndërkohë, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit B. P., 49 vjeç, dhe S. P., 18 vjeç, pasi dyshohet se gjatë konfliktit kanë goditur me sende të forta shtetasin S. T. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën së 49-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan disa fishekë.

Në vijim, gjatë verifikimeve të kryera, rezultoi se shtetasi Gj. K., 33 vjeç, ishte person në kërkim nga autoritetet e Kosovës. 33-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimi, pasi rezulton i dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë me 50 ditë burgim, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

sajmir pasmaçiu gjenk karabeg samuel tahiraj

Sondazh

Poll

Operacioni i SPAK në Shkodër,momenti i arrestimit të50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë,Bledar Çafi

Operacioni i SPAK në Shkodër,momenti i arrestimit të50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë,Bledar Çafi

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

I dënuar me6vjet burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike,kapet në Fushë Krujë 41-vjeçari

Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave, dorëzon letrat kredenciale

Aktivistja përplaset me deputetin: Qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që ka guxim të dalë përballë...

“Nesër më shumë"/ Mbyllet protesta e 118-të: Arrestoni Ramën

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Rama mbajti fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por salla ishte pothuajse bosh

Arben Kola: Kryeministri qëndron në dhomë 15 mijë dollarë nata, ndërsa spitalet janë pa ilaçe

Rama: Pa një botë të përbashkët nuk mund të ketë Kombet e Bashkuara

Asambleja e OKB/ Rama: Jemi kundër kufizimit të IA, nevojiten sisteme kundër manipulimeve

Rama në OKB: Liria e shprehjes po kërcënohet nga përdorimi si armë i ‘fuqisë së shpërndarjes’

Rama: Algoritmi aktivizoi urrejtjen! Qytetarët protestuan kundër një armiku fantazmë

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Ne jemi të parët në botë me “Diellën”

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Shqipëria po përjeton të ardhmen që të tjerët ende....

Protesta kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shitet qeveria, jo Shqipëria

Kryeministri Rama në SHBA: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama sulmon protestuesit: Shqipëria e shqiptarëve, slogan i neveritshëm dhe i turpshëm

Rama: Në Shqipëri do investohen miliarda jo vetëm me projektin e Kushner, por me projekte të mëdha

Rama nga SHBA: Ka forca që nuk kanë qejf të na shohin kështu

Pamje të rënda nga atentati në Sarandë! Artan Myrtaj vrapon për t’u shpëtuar plumbave...

"O Kriminel, o mafia"/ Shqiptarët qëllojnë me vezë Edi Ramën në SHBA: E gjithë Shqipëria ty të urren

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit...

Aktivisti Lika për Vlora Hysenin: Nuk duhej të futej në SPAK, duhet të jetë në burg

Aktivisti Arben Kola thirrje shqiptarëve në SHBA: Priteni Ramën me vezë para OKB-së...

Aktivistja Vatnikaj: Dejtoresha e SHISH i jepte informacione Agasit për t’i shpëtuar policisë

Dita e 117-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Klodiana Lala për sulmin e Vlora Hysenit: Do t’i drejtohem SPAK me kallëzim penal

I moshuari shoqërohet me forcë nga policia gjatë protestës së sotme

Berisha: Vlora Hyseni ka zbatuar çdo porosi dhe urdhër të Ramës

Berisha dënon shantazhin ndaj Klodiana Lalës: E kam thënë që gazetarët janë në përgjim

Tension gjatë protestës në Tiranë, polici i hedh nga dora telefonin protestueses që po e filmonte

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen vezë ndaj efektivëve: O Ervin, si e ke syrin?

Përfundon seanca në GJKKO për masën e sigurisë, Vlora Hyseni del nga gjykata, ‘kyç’ gojën për mediat

Berisha-ministres Ismaili: Keni kaluar nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë?

Çfarë ndodhi në Lezhë?Një person paraqitet në spital i plagosur me armë në bark,niset drejt Traumës

Koçeku: Rama të vijë në sallë dhe të thotë çfarë dinte

Topalli-Peleshit: Je numri 2 i Republikës dhe nuk flet një fjalë për ish-shefen e SHISH!

Kryemadhi paraqitet në GJKKO, s’i kursen ironitë: Si s’na i fiku njeri radarët ne, vetëm na i ndezën

Mesazhet mes Vlora Hysenit dhe Agasit, Korreshi: Kryeministrit duhet t’i themi që shtetit i kanë…

Përplasjet me policinë, një protestues humb ndjenjat

Ish-drejtuesja e SHISH i kthehet gazetares: Si kalon ti me agjentët serbë në hotel

Noka: Siguria kombëtare ka rënë, shërbimet sekrete janë në duart e karteleve

Mediu në parlament: Në qoftë se kjo seancë do të vazhdojë kështu, ju keni zhbërë parlamentarizmin

Opozita kërkoi ndryshimin e rendit të ditës, maxhoranca e rrëzon. Demokratët bllokojnë foltoren

Tensionohet situata te Ministria e Brendshme, shoqërohen disa protestues, mes tyre Dritan Goxhaj

Masa e arrestit për ish-drejtoreshën e SHISH, Gogu: Përgjegjësia penale është individuale!

Protesta pranë Kuvendit, shoqërohen dy persona