Teksa kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci ka ndërmarrë nismën për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje buzë shkollave dhe kopshteve të kryeqytetit të veriut, aktivisti Mirsad Basha ka dalë me një thirrje publike për kryetarin.
Përmes një postimi të bërë së fundmi në rrjet, Basha kërkon që kryebashkiaku i Shkodrës të mos lërë në hije oborrin e madh të bibliotekës së Universitetit, për të cilin shkruan se prej kohësh hapësira që u takon studentëve po shfrytëzohet për parkim makinash. Ndërsa zbulon se hapësira në fjalë po shfrytëzohet drejtpërdrejt nga kompania Biostrajca/Skodrinon e bashkëdrejtuesja e Shkodrës, Ermira Teliti.
“Ky oborr, ne menyre krejt jo normale, po shfrytezohet per nji parkim me pagese nga kompania Biostrajca/Skodrinon i Ermira Telitit, qe asht bashkedrejtuese e Bashkise Shkoder me Benet Becin, Shefe Kabinetit te Bashkise Shkoder dhe sekretare personale e Benet Becit.
Oborri i Universitetit, e sidomos hapsina e konviktit ku banojne studentet, duhet me kene ne sherbim te Universitetit dhe studenteve, jo me u perdor si parkim per makinat qe as nuk dihet kush futet e kush del. Oborri i Universitetit duhet me kene i lire prane Bibliotekes, menses dhe dhomave ku flene studentet” shkruan Mirsad Basha.
Aktivisti vijon reagimin e tij më tej duke shkruar se nëse Benet Beci kërkon të dëshmojë se po punon në të mirën e shkodranëve, ai duhet të marrë masat e nevojshme për të liruar hapësirën publike e cila po shfrytëzohet nga Ermira Teliti.
Në përmbyllje të reagimit të tij, Basha pret që Rektorja e Universitetit Blerta Dragusha, po ashtu të bëjë një kërkesë për lirimin e hapësirës në të mirën e studentëve të saj.
Mqs drejtuesi i Bashkise Benet Beci, ka ndermarr nisma per lirimin e hapsinave ne shkolla e kopshte prej ndertimet pa leje, si dhe per lirimin e parkimeve ne oborre e te mureve uzurpuese, i baj thirrje qe me te njejten vendosmeri me liru edhe oborrin e madh te Bibliotekes se Universitetit, i cili njekohesisht asht edhe oborr i konviktit.
Ky oborr, ne menyre krejt jo normale, po shfrytezohet per nji parkim me pagese nga kompania Biostrajca/Skodrinon i Ermira Telitit, qe asht bashkedrejtuese e Bashkise Shkoder me Benet Becin, Shefe Kabinetit te Bashkise Shkoder dhe sekretare personale e Benet Becit.
Oborri i Universitetit, e sidomos hapsina e konviktit ku banojne studentet, duhet me kene ne sherbim te Universitetit dhe studenteve, jo me u perdor si parkim per makinat qe as nuk dihet kush futet e kush del. Oborri i Universitetit duhet me kene i lire prane Bibliotekes, menses dhe dhomave ku flene studentet.
Benet Beci, liroje hapsinen publike qe asht vu ne dispozicion per kete qellim dhe ban pune reale. Ky qytet nuk asht prone e Ermira Telitit e as e jotja qe bani ca keni deshire ju. Ju jeni ne sherbim te qytetareve dhe detyra juj asht me i menaxhu hapsinat publike ne menyre te drejte, transparente dhe ne interes te komunitetit.
( Shpresoj qe edhe Rektorja e Universitetit te Shkodres “Luigj Gurakuqi”, Prof. Dr. Blerta Dragusha, te bajne kerkese per lirimin e kesaj hapsine per te miren e komunitetit studentor! )
