Plagosja në Tiranë, arrestohen dy persona dhe procedohen penalisht dy të tjerë! Autori në kërkim

26 Shtator 2026 | 13:43

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar të premten në Tiranë ku mbeti i plagosur një 33-vjeçar nga Kosova. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në një lokal ku një 54-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur në këmbë 33-vjeçarin.

Pas plagosjes ai është larguar nga vendngjarja. 54-vjeçari është shpallur në kërkim dhe policia po vijon punën për kapjen e tij. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prishja e qetësisë dhe rendit publik”.

Në pranga është vënë edhe i dëmtuari, pasi rezultoi person në kërkim nga autoritetet e Kosovës. Gjatë konfliktit mësohet se ishte përfshirë edhe një 20-vjeçar, i cili u arrestua pasi dyshohet se është konfliktuar me disa persona me sende të forta ku mbeti i lënduar një 18-vjeçar.

20-vjeçari, Samuel Tahiraj akuzohet për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prishja e qetësisë dhe rendit publik”. Gjithashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë për dy personat e tjerë të përfshirë në ngjarje.

“Tiranë/Zbardhet brenda 24 orëve, autorësia dhe rrethanat e plagosjes me armë zjarri, të ndodhur dje, në rrugën “Hysni Gërbolli”. Identifikohet autori i dyshuar dhe shpallet në kërkim. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Vihet në pranga një 20-vjeçar dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, të përfshirë në konflikt. Vihet në pranga dhe i dëmtuari, pasi rezultoi person në kërkim nga autoritetet e Kosovës.

Sekuestrohen një armë gjahu, një mjet prerës (thikë) dhe municion luftarak. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, u bë e mundur zbardhja e rrethanave dhe dokumentimi i ngjarjes së ndodhur më datë 25.09.2026, në rrugën “Hysni Gërbolli”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se, gjatë një konflikti në një lokal, shtetasi S. P., 54 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur në këmbë shtetasin Gj. K., 33 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

54-vjeçari, u shpall në kërkim për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prishja e qetësisë dhe rendit publik”, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. P., u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë gjahu, një mjet prerës (thikë) dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve hetimore, rezultoi se gjatë konfliktit ishte përfshirë edhe shtetasi S. T., 20 vjeç, i cili dyshohet se është konfliktuar me disa persona me sende të forta, duke mbetur i dëmtuar shtetasi A. P., 18 vjeç. Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi S. T. u arrestua në flagrancë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prishja e qetësisë dhe rendit publik”.

Ndërkohë, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit B. P., 49 vjeç, dhe S. P., 18 vjeç, pasi dyshohet se gjatë konfliktit kanë goditur me sende të forta shtetasin S. T. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën së 49-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan disa fishekë.

Në vijim, gjatë verifikimeve të kryera, rezultoi se shtetasi Gj. K., 33 vjeç, ishte person në kërkim nga autoritetet e Kosovës. 33-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimi, pasi rezulton i dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë me 50 ditë burgim, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I dënuar me 6 vite burg për drogë, arrestohet në Krujë 41-vjeçari i shpallur në kërkim

Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Krujë. Arrestimi i tij erdhi pasi ai ishte në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve...
13:14 | 26/09/2026

Fjalimi i kryeministrit në OKB, Berisha: Rama është armik i egër i Kosovës, nuk shqiptoi një fjalë për UÇK-në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në mediat sociale ka folur lidhur me fjalimin e kryeministrit Edi Rama...
13:01 | 26/09/2026

Mori zyrtarisht detyrën, kush është ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, Eric Wendt?

Eric Wendt këtë të shtunë ka marrë zyrtarisht detyrën si ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri pas takimit të zhvilluar me presidentin Bajram Begaj...
12:34 | 26/09/2026