Berisha: Duhet të bëjmë gjithçka që Rama të shkojë në bankën e akuzës ku e ka vendin

13:30, 26/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas zhvillimeve të fundit në lidhje me arrestimin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pyetur nga qytetarët se kush duhet të mbajë përgjegjësi për situatën politike dhe institucionale në vend.

Në përgjigjen e tij, Berisha ka drejtuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se, sipas tij, përgjegjësia kryesore lidhet me kreun e qeverisë. Ai ka kërkuar që Rama të përballet me drejtësinë.

Pyetje-përgjigje:

Muharrem Kurti: Përshëndetje zoti Berisha. Edhe kryeshefja e spiunëve, pra shefja e SHISH, Vlora Hyseni, tashmë është në arrest shtëpie. Pyetja ime është: kush tjetër duhet të arrestohet që Ramziu të japë dorëheqjen?

Sali Berisha: Radha e Edi Ramës ka kaluar me kohë. Askush sot në Shqipëri nuk ka shkallën e kriminalitetit, e korrupsionit dhe të implikimit që ka Edi Rama.

Ndaj dhe të bëjmë gjithçka që ai të shkojë në bankën e akuzës ku e ka vendin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco