Zbardhet plagosja e djeshme në Tiranë/ Shpallet në kërkim autori, arrestohet i dëmtuari i kërkuar nga Kosova

Është zbardhur plagosja me armë zjarri e ndodhur pasditen e djeshme, më 25 shtator në rrugën “Hysni Gërbolli”, ku mbeti i plagosur një 33-vjeçar nga Kosova.

Policia bën me dije se ka identifikuar autorin e dyshuar, 54-vjeçarin Sajmir Pasmaçiu, i cili është shpallur në kërkim.

Të lidhura

None found

Sipas hetimeve, gjatë një konflikti në një lokal, 54-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur në këmbë 33-vjeçarin Gjenk Karabeg, më pas është larguar nga vendngjarja.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan një armë gjahu, një thikë dhe municion luftarak.

Në lidhje me konfliktin, policia ka arrestuar edhe një 20-vjeçar, Samuel Tahiraj, ndërsa dy persona të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Ndërkohë, 33-vjeçari i plagosur rezultoi person në kërkim nga autoritetet e Kosovës. Ai u arrestua me qëllim ekstradimi, pasi është dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë me 50 ditë burgim për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Zbardhet brenda 24 orëve, autorësia dhe rrethanat e plagosjes me armë zjarri, të ndodhur dje, në rrugën “Hysni Gërbolli”.

Identifikohet autori i dyshuar dhe shpallet në kërkim. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Vihet në pranga një 20-vjeçar dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, të përfshirë në konflikt.

Vihet në pranga dhe i dëmtuari, pasi rezultoi person në kërkim nga autoritetet e Kosovës.

Sekuestrohen një armë gjahu, një mjet prerës (thikë) dhe municion luftarak.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, u bë e mundur zbardhja e rrethanave dhe dokumentimi i ngjarjes së ndodhur më datë 25.09.2026, në rrugën “Hysni Gërbolli”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se, gjatë një konflikti në një lokal, shtetasi S. P., 54 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur në këmbë shtetasin Gjenk Karabeg, 33 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

54-vjeçari, u shpall në kërkim për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prishja e qetësisë dhe rendit publik”, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. P., u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë gjahu, një mjet prerës (thikë) dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve hetimore, rezultoi se gjatë konfliktit ishte përfshirë edhe shtetasi S. T., 20 vjeç, i cili dyshohet se është konfliktuar me disa persona me sende të forta, duke mbetur i dëmtuar shtetasi A. P., 18 vjeç. Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi S. T. u arrestua në flagrancë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prishja e qetësisë dhe rendit publik”.

Ndërkohë, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit B. P., 49 vjeç, dhe S. P., 18 vjeç, pasi dyshohet se gjatë konfliktit kanë goditur me sende të forta shtetasin S. T. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën së 49-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan disa fishekë.

Në vijim, gjatë verifikimeve të kryera, rezultoi se shtetasi Gj. K., 33 vjeç, ishte person në kërkim nga autoritetet e Kosovës. 33-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimi, pasi rezulton i dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë me 50 ditë burgim, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Quantcast
sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibombetsmovejojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabetcasibom