Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Atentati në Athinë/ Dyshohet se urdhri u dha nga burgu, kush është Klodian Lekocaj

    Të shtëna me armë në aksin Prishtinë-Ferizaj, tre të plagosur

    Kontrabandë në Kakavijë e Kapshticë/ Shmangën 4.1 mln lekë detyrime, 3 raste referohen në Prokurori

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Atentati në Athinë/ Dyshohet se urdhri u dha nga burgu, kush është Klodian Lekocaj
    Aktualitet

    Atentati në Athinë/ Dyshohet se urdhri u dha nga burgu, kush është Klodian Lekocaj

    September 26, 2026

    Një vajzë 10-vjeçare me origjinë shqiptare mbeti e plagosur gjatë një sulmi me armë ndaj lokalit të babait të saj në lagjen Agios Panteleimonas të Athinës. Ngjarja ndodhi teksa e mitura ndodhej brenda kafenesë, kur persona që lëviznin me një automjet hapën zjarr në drejtim të fasadës.

    E mitura është vajza e pronarit të lokalit, Denis Luli, 30 vjeç. Në momentin e sulmit, në kafene ndodheshin edhe rreth dhjetë klientë të tjerë.

    Sipas informacioneve paraprake të raportuara nga mediat greke, në automjet ndodheshin katër persona. Ata dyshohet se qëlluan me armë pa zbritur nga makina dhe më pas u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

    Hetimet e para të autoriteteve greke kanë ngritur dyshimet se urdhri për atentatin mund të jetë dhënë nga burgu dhe se pas tij mund të qëndrojë Klodian Lekocaj, një emër i njohur për autoritetet greke. Megjithatë, ende nuk është përcaktuar se kush ishte objektivi i sulmit dhe cili ka qenë motivi i konfliktit.

    Kush është Klodian Lekocaj?

    Klod Cara, alias Klodian Lekocaj, 49 vjeç, është përmendur prej vitesh në raportimet e mediave greke si një prej figurave të botës kriminale dhe si kreu i pretenduar i të ashtuquajturës “Mafia e Burgjeve”. Ky është një përshkrim i përdorur nga mediat dhe jo një përcaktim i konfirmuar nga Lekocaj, i cili në deklarimet e tij publike e ka mohuar përfshirjen në aktivitetet kriminale dhe është shprehur se është “i varfër”, “i pafajshëm” dhe “i përdorur”.

    Sipas raportimeve mbi hetimet e policisë greke, dëshmitë dhe përgjimet e administruara ndër vite kanë ngritur dyshime për lidhje të Lekocajt me persona dhe grupe të botës kriminale shqiptare dhe greke.

    Emri i tij është përmendur në disa dosje hetimore për dyshime se ka urdhëruar ose ka pasur lidhje me persona të dyshuar si ekzekutorë me pagesë.

    Një prej rasteve të përmendura në këto hetime lidhet me 14 shtatorin 2022, kur policia greke arrestoi në Athinë dy shtetas shqiptarë, Viktor Çalën, 39 vjeç, dhe Andi Beqirin, 23 vjeç. Në automjetin e tyre u gjetën të fshehura dy kallashnikovë dhe një thikë, ndërsa gjatë kontrollit në banesë u sekuestrua edhe një pistoletë.

    Sipas hetimit, Çala dyshohej si autor i vrasjes së një shtetasi grek dhe i një tentative vrasjeje ndaj një shqiptari, ngjarje që kishin ndodhur në korrik të vitit 2022.

    Në lidhje me vrasjen e shtetasit grek, Çala deklaroi se kishte marrë urdhër nga Klodian Lekocaj, duke e lidhur motivin me prishjen e pazareve të drogës. Në dosjet e përmendura nga mediat greke, Lekocaj është lidhur gjithashtu me akuza të tjera, përfshirë dyshime për urdhërimin e vrasjes së avokatit grek Mixalis Zafiropoulos, të të burgosurit Arbër Bako dhe të të burgosurit Bardhyl Tusha.

    Emri i tij është përmendur gjithashtu në lidhje me një tentativë vrasjeje ndaj një shtetasi pakistanez, pretendime për gjobëvënie ndaj ish-ministrit grek Dimitri Tsovola, si dhe për ndihmë në arratisjen nga burgu të Leonard dhe Elvis Pepës.

    Lekocaj është përballur ndër vite edhe me akuza dhe procedime për ngjarje ku dyshohet se ka marrë pjesë drejtpërdrejt. Ai u arrestua për herë të parë në vitin 1997 për vjedhje. Në vitin 2003 u arratis nga burgu i Volosit, ndërsa në vitin 2005, në Agios Panteleimonas, dyshohet se plagosi me armë zjarri në bark një shtetas shqiptar.

    Një vit më vonë, po në Agios Panteleimonas, ai dyshohet se, së bashku me dy shtetas të tjerë shqiptarë, plagosi me thikë një bashkëkombës.

    Hetimet për sulmin e fundit në Athinë vijojnë, ndërsa autoritetet greke po përpiqen të identifikojnë autorët që hapën zjarr ndaj lokalit dhe të përcaktojnë nëse pas ngjarjes qëndron vërtet një urdhër i dhënë nga burgu.

    atentati Athinë Klodian Lekocaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Atentati në Athinë/ Dyshohet se urdhri u dha nga burgu, kush është Klodian Lekocaj

    September 26, 2026

    Të shtëna me armë në aksin Prishtinë-Ferizaj, tre të plagosur

    September 26, 2026

    Kontrabandë në Kakavijë e Kapshticë/ Shmangën 4.1 mln lekë detyrime, 3 raste referohen në Prokurori

    September 26, 2026

    Eric Wendt dorëzon letrat kredenciale te Begaj, nis zyrtarisht detyrën si ambasador i SHBA-së

    September 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.