Shpërthimi i fuqishëm në lagjen Plaka në Greqi/ Humbin jetën 6 persona, mes tyre dhe 3 shqiptarë të pajetë në rrënoja (EMRAT+PAMJET)
Shpërthimi i fuqishëm në Athinë ku humbën jetën tre shqiptarët, nxjerren trupat e gjashtë viktimave nga ...
Shpërthimi i fuqishëm në Athinë ku humbën jetën tre shqiptarët, nxjerren trupat e gjashtë viktimave nga ...
Eric Wendt dorëzon letrat kredenciale te Begaj, ambasadori i SHBA largohet nga Pallati i Brigadave pas më shumë se një ore ...
Në kërkim nga SPAK/ Si i shpëtoi policisë ish-anëtari i bandës së Durrësit Indrit Dokle! Planet e Ervis ...
“Shqipëria ka zgjedhur novacionin”/ Rama: Pa një botë të përbashkët nuk mund të ketë Kombet ...
• Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e djeshme në një ndërtesë në zonën e Plakës, në qendër të Athinës, ku si pasojë gjashtë persona kanë humbur jetën. • Pas orëve të kërkimeve nën rrënoja, ekipet e emergjencës kanë përfunduar operacionin e kërkim-shpëtimit dhe kanë nxjerrë gjashtë trupat e viktimave. • Mes viktimave janë edhe tre shtetas shqiptarë, Florin Hoxha dhe Florida Hoxha motër e vëlla, si dhe Eris Cani bashkëshortja e Florin Hoxhës. • Ndërsa tre viktimat e tjera janë bashkëshorti i Florida Hoxhës, Ian Alexander Kirpatrick si dhe pronarët e ndërtesës Edmond Hings e Athina Papapresku. • Ngjarja ndodhi pak para orës 08:00, në një ndërtesë të vjetër dykatëshe në rrugën Lysikratous, përballë Shtyllave të Zeusit Olimpik. • Si pasojë e shpërthimit, disa persona mbetën të bllokuar në rrënoja dhe një kalimtar rasti u plagos lehtë nga copëzat e shpërndara. • Pas ngjarjes, forcat zjarrfikëse ndërhynë edhe në një ndërtesë pranë vendit të ngjarjes, nga ku nxorën dy gra, njëra prej tyre e moshuar. • Të dyja u transportuan në spitalin “Georgios Gennimatas”, ku morën ndihmën e parë. • Ndërsa pas orëve të kërkimeve nën rrënoja, ekipet e emergjencës nxorën edhe gjashtë trupat e tjerë, duke konfirmuar bilancin tragjik të ngjarjes.
3 artikuj për këtë temë.

GREQI- Ekipet e emergjencës kanë përfunduar operacionin e kërkim-shpëtimit dhe kanë nxjerrë gjashtë trupat e viktimave nga rrënojat e ndërtesës së shembur në lagjen Plaka. Mes viktimave janë edhe tre shtetas shqiptarë, Florin Hoxha dhe Florida Hoxha motër e vëlla, si dhe Eris Cani bashkëshortja e Florin Hoxhës. Ndërsa tre viktimat e tjera janë Ian Alexander Kirpatrick bashkëshorti i Florida Hoxhës dhe Edmond Hings e Athina Papapresku, pronarët e ndërtesës.
Shpërthimi ndodhi pak para orës 08:00 ditën e djeshme, në një ndërtesë të vjetër dykatëshe në rrugën Lysikratous, përballë Shtyllave të Zeusit Olimpik. Si pasojë e shpërthimit, ndërtesa u shemb, ndërsa një kalimtar u plagos lehtë nga copëzat e shpërndara.
Forcat zjarrfikëse ndërhynë edhe në një ndërtesë pranë vendit të ngjarjes, nga ku nxorën dy gra, njëra prej tyre e moshuar. Të dyja u transportuan në spitalin “Georgios Gennimatas”, ku morën ndihmën e parë. Pas orëve të kërkimeve nën rrënoja, ekipet e emergjencës kanë nxjerrë të gjashtë trupat, duke konfirmuar bilancin tragjik të ngjarjes./Dosja.al
GREQI- Florin Hoxha, Florida Hoxha dhe Eris Cani janë tre shqiptarët që rezultojnë të zhdukur nën rrënojat e ndërtesës që u shemb pas shpërthimit të fuqishëm në zonën e Plakës, në Athinë. Bëhet fjalë për Florin Hoxha dhe Florida Hoxha motër e vëlla, si dhe Eris Cani bashkëshortja e Florin Hoxhës.
Ata ndodhen mes personave që vijojnë të rezultojnë të zhdukur pas shpërthimit që tronditi mëngjesin e së premtes rrugën Lysikratous, në zemër të Athinës. Deri më tani, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë tashmë dy trupa nga rrënojat.
Pas nxjerrjes së trupit të një gruaje në orët e para të mëngjesit, nga rrënojat u nxor edhe trupi i dytë, i cili, sipas zëdhënëses së Departamentit të Zjarrfikësve, i përket një burri 77-vjeçar me shtetësi britanike. Operacioni për gjetjen e personave të tjerë vijon në mënyrë intensive. Në terren ndodhen rreth 30 zjarrfikës me gjashtë automjete, përfshirë dy mjete speciale të EMAK-ut, si dhe tre qen kërkim-shpëtimi.
Po ashtu, shpëtuesit po përdorin edhe gjeofona për të identifikuar zëra nën rrënoja, ndërsa kamerat speciale po përdoren për të kontrolluar hapësirat e mbetura të ndërtesës së shembur. Sakaq, autoritetet greke po hetojnë shkaqet e shpërthimit dhe sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ai mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi natyror./Dosja.al

GREQI- Tre shtetas shqiptarë ndodhen ende nën rrënojat e një ndërtese në Athinë, pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi një ditë më parë në zonën e Plakës. Sipas raportimeve, gjashtë persona dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë operacionin e kërkim-shpëtimit.
Shpërthimi ndodhi pak para orës 08:00, në një ndërtesë të vjetër dykatëshe në rrugën Lysikratous, përballë Shtyllave të Zeusit Olimpik. Si pasojë e shpërthimit, ndërtesa u shemb, ndërsa një kalimtar u plagos lehtë nga copëzat e shpërndara.
Forcat zjarrfikëse ndërhynë edhe në një ndërtesë pranë vendit të ngjarjes, nga ku nxorën dy gra, njëra prej tyre e moshuar. Të dyja u transportuan në spitalin “Georgios Gennimatas” për të marrë ndihmën e parë. Ndërkohë, kërkimet vijojnë për personat që dyshohet se ndodhen nën rrënoja, mes tyre edhe tre shqiptarët.