
Ky është momenti i arrestimit të Bledar Cafit në Shkodër, i akuzuar për trafik të lëndëve narkotike, kryerje të veprave penale në një organizatë kriminale dhe grup të strukturuar kriminal.
Operacioni u emërtua “Muri i Lartë” dhe, siç shihet edhe nga pamjet, blutë që morën pjesë në operacion përdorën edhe shkallët për të kapërcyer rrethimin.
50-vjeçari nuk ka bërë rezistencë, edhe pse është cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Paralelisht me ndërhyrjen në Shkodër, në Tiranë u ushtruan kontrolle në zonën e Astirit dhe në Dajç, për lokalizimin e Indrit Dokles. 43-vjeçari është shpallur në kërkim prej vitit 2024, por edhe këtë herë nuk u arrit të gjendej.
Dokle konsiderohet si ish-anëtar i Bandës së Durrësit, e cila përgjatë viteve u nda në dy grupime. Të dyja celulat akuzohen për krime të rënda, nga vrasjet deri te trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike.
Emri i Dokles doli edhe në dosjen e SPAK, “Revanshi”. Ai akuzohet nga SPAK për tentativën e vrasjes së Arben Ndokës, si dhe për sigurimin e kushteve për vrasjen e Tori Xheçukës dhe Erigers Mihasit.
(A2 Televizion)