Erblin Osmani shkruan historinë me Kosovën, debutimi i 17-vjeçarit jehonë edhe në Gjermani

Erblin Osmani veshi për herë të parë fanellën e Kosovës në fitoren minimale 1-0 ndaj Irlandës, ndeshje e zhvilluar në kuadër të raundit të parë të Nations League. 17-vjeçari u aktivizua në pjesën e dytë, vetëm pak minuta para përfundimit të takimit, ndërsa më pas ndau edhe reagimin e tij përmes rrjeteve sociale.

Të lidhura

None found

Debutimi i talentit nuk tërhoqi vëmendje vetëm në Kosovë. Paraqitja e tij në stadiumin “Fadil Vokrri” është komentuar edhe në Gjermani, ku media “Sport1” i ka kushtuar një shkrim të veçantë cilësive të Osmanit dhe rekordit të vendosur prej tij me përfaqësuesen.

“Osmani duhej të priste deri në minutën e 87-të për mundësinë e tij, ndërsa Franco Foda e thirri nga stoli dhe i dha udhëzimet e fundit. Në moshën 17 vjeç, katër muaj dhe 5 ditë, ai jo vetëm debutoi me Kosovën të enjten në mbrëmje, por u bë edhe lojtari më i ri në historinë e ekipit A të kësaj përfaqësueseje”, shkruan media gjermane.

Në Gjermani vijojnë të besojnë se Osmani mund të ndryshojë ende zgjedhjen e tij, pasi është vetëm 17 vjeç dhe, sipas rregullave, mund të luajë ende për “Pancerat”. Megjithatë, kjo mundësi do të mbyllej nëse Erblini do të zhvillonte të paktën dy ndeshje me një përfaqësuese ose do të ishte mbi 21 vjeç në momentin e një paraqitjeje.


Shtuar më 26.09.2026 14:03

Quantcast
sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibombetsmovejojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet