Berisha përgjigjet nëse e kanë thirrur në Këshillin e Sigurisë dhe prezantimin e Ambasadorit të SHBA më 2 tetor

26 Shtator 2026 | 13:59

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në mediat sociale ka folur edhe lidhur me ceremoninë e prezantimit të ambasadorit të ri të SHBA-ve, Eric Wendt. I pyetur nga qytetarët nëse ai është i ftuar në këtë event, Berisha u shpreh se nuk është në dijeni të kësaj ceremonie prezantimi e cila do të zhvillohet me 2 tetor.

“I uroj mirëseardhjen ambasadorit, nuk kam dijeni për ceremoninë”, tha ai.

Berisha gjithashtu u pyet edhe lidhur me mbledhjen që do të mbahet këtë të hënë ku presidenti Bajram Begaj ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, lidhur me rastin e ish-kreut të SHISH-it, Vlora Hyseni. Berisha edhe lidhur me këtë pyetje u përgjigj shkurtimisht se nuk ka marrë ftesë.

“Nuk kam marrë asnjë ftesë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja në Tiranë, arrestohen dy persona dhe procedohen penalisht dy të tjerë! Autori në kërkim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar të premten në Tiranë ku mbeti i plagosur një 33-vjeçar nga Kosova. Policia bën me...
13:43 | 26/09/2026

I dënuar me 6 vite burg për drogë, arrestohet në Krujë 41-vjeçari i shpallur në kërkim

Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Krujë. Arrestimi i tij erdhi pasi ai ishte në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve...
13:14 | 26/09/2026

Fjalimi i kryeministrit në OKB, Berisha: Rama është armik i egër i Kosovës, nuk shqiptoi një fjalë për UÇK-në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në mediat sociale ka folur lidhur me fjalimin e kryeministrit Edi Rama...
13:01 | 26/09/2026