“Non Grata” nga SHBA, Berisha s’ka ftesë për ceremoninë e prezantimit të Eric Wendt si ambasador! (VIDEO)

26 Shtator 2026, 14:10Politika TEMA
“Non Grata” nga SHBA, Berisha s’ka ftesë për

Sali Berisha, duke iu përgjigjur sot (26 shtator) pyetjeve që i vinin në rrjetin social Facebook nga ndjekësit e tij, ka komentuar edhe nisjen e detyrës së ambasadorit të ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt.

Gjithashtu ai foli edhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të thirrur nga Presidenti Bajram Begaj.

I pyetur nëse është i ftuar në ceremoninë që Ambasada e SHBA-së do të organizojë më 2 tetor për prezantimin e ambasadorit të ri, Berisha tha se nuk ka dijeni për eventin.

“E uroj mirëseardhjen ambasadorit, nuk kam asnjë dijeni për ceremoninë”, u shpreh Berisha.

Sa i përket mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thirrur të hënën nga Presidenti Begaj për rastin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, Berisha tha se nuk ka marrë ftesë për të marrë pjesë.

“Nuk kam marrë asnjë ftesë”, deklaroi kreu i PD-së.

Lini një Përgjigje