Shqipëria do të luajë sot kundër Bjellorusisë, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kjo sfidë e parashikuar të startojë në orën 20:45 pritet me mjaft interes nga të gjithë sportdashësit shqiptarë. Edhe trajneri Rolando Maran nuk e ka shpallur ende formacionin zyrtar, me gjasë 11-shja që do të zbresë në fushë sonte në stadiumin e “Air Albania” do të jetë kjo: Berisha; Pilo – Gjimshiti – Ismajli – Hysaj; Asllani – Ramadani – Muçi; Hoxha – Manaj – Seferi.
Një 4-3-3 i mirëfilltë e megjithatë vlen të theksohet se nuk ka ende asgjë zyrtare. Nuk përjashtohet ndonjë surprizë në minutat e fundit, mirëpo lojtarët e sipërpërmendur janë ata që po shkëlqejnë në klubet respektive.
Duhet thënë se gjatë ditëë së sotme është raportuar se trajneri Maran ka lënë në tribunë Luis Hasën, Feta Fetain dhe Simon Simonin për përballjen me Bjellorusinë, ndërsa Klisman Cake është dëmtuar. UEFA nuk lejon më shumë se 23 lojtarë të gatshëm për ndeshje zyrtare, kësisoj katër futbollistët e mësipërm janë të sakrifikuarit.
