Eric Wendt është një oficer i lartë në pension i ushtrisë amerikane, me mbi 34 vite shërbim, pjesën më të madhe në Forcat Speciale “Green Berets”. Ai ka shërbyer gjithashtu si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, si dhe në pozicione të rëndësishme në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Paqësorit.
Gjatë karrierës së tij, Wendt ka mbajtur detyra si koordinator sigurie i SHBA-së për Autoritetin Izraelito-Palestinez (2017–2019) dhe shef shtabi në Komandën e Paqësorit të SHBA-së. Ai është diplomuar në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara, dhe ka përfunduar studimet pasuniversitare në fushën e sigurisë kombëtare në Naval Postgraduate School. Ai flet disa gjuhë të huaja, përfshirë arabishten dhe koreanishten.
Gjatë dëgjesës në Senatin Amerikan, Eric Wendt paraqiti katër prioritete që do të udhëheqin mandatin e tij në Shqipëri.
1- Mbrojtja e qytetarëve amerikanë dhe avancimi i interesave amerikane, përfshirë mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar.
2- Mbështetja e progresit të Shqipërisë për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në vitin 2035.
3- Promovimi i diplomacisë ekonomike dhe tregtare në dobi të qytetarëve.
4- Fokusi te njerëzit e ambasadës, duke përfshirë një linjë pune që e quajti “Faktorët njerëzorë”, e cila do të synojë përdorimin e mënyrave standarde dhe kreativitetit.
Lajmi kryesor:
SHBA 3 vite pa ambasador në Tiranë, Eric Wendt nis misionin! Ambasada: Do të çojë para prioritetet e Trump! Begaj: Partneriteti, i pazëvendësueshëm (VIDEO)







