Këtë të shtunë, Eric Wendt, i dorëzoi këtë të shtunë letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj, ndërsa nisi zyrtarisht punën si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Ameriksës në Shqipëri.
Presidenca, në një njoftim për shtyp, deklaron se Presidenti Barajm Begaj, ka pranuar letrat kredenciale të Ambasadorit të ri, ndërsa më pas ka zhvilluar një takim kokë më kokë me të.
Të lidhura
None found
Sipas presidencës, Kreu i Shtetit riafirmoi vendosmërinë e Shqipërisë për forcimin e partneritetit strategjik me SHBA.
Po ashtu, Presidenti Begaj, e vlerësoi SHBA-në si një partner i pazëvendësueshëm për interesin kombëtar të Shqipërisë, ndërsa theksoi se Tirana do të vijojë të angazhohet në thellimin e marrëdhënieve.
“Shtetet e Bashkuara janë një partner i pazëvendësueshëm për avancimin e interesave kombëtare”, – theksoi Presidenti Begaj.
Njoftimi i Presidencës:
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Sh. T. Z. Eric Wendt, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Presidenti i Republikës i pranoi Letrat Kredenciale Ambasadorit amerikan dhe i uroi suksese në këtë mandat.
Kreu i Shtetit rikonfirmoi vendosmërinë e Shqipërisë për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë kuadër, Presidenti Begaj u shpreh se Shqipëria do të vijojë të angazhohet plotësisht në thellimin e marrëdhënieve, duke u mbështetur në përparësitë e politikës së saj të jashtme dhe në përgjegjësitë që burojnë nga marrëdhënia e ngushtë.
“Shtetet e Bashkuara janë një partner i pazëvendësueshëm për avancimin e interesave kombëtare”, – theksoi Presidenti Begaj.
Pas ceremonisë zyrtare të Letrave Kredenciale, Presidenti Begaj zhvilloi një takim kokë më kokë me Ambasadorin Wendt.







