Të shtëna me armë u shënuan orët e vona të së premtes në Agios Panteleimona në Athinë, ku persona të paidentifikuar qëlluan breshëri plumbash drejt një kafeneje, ndërsa u plagos një fëmijë 10-vjeçar. Sulmi ndodhi në orën 23:50, ku katër persona që po lëviznin me një makinë iu afruan biznesit në pronësi të shqiptarit Denis Luli dhe më pas hapën zjarr. Nga të shtënat u plagos në këmbë vajza e mitur e pronarit të lokalit. Sipas mediave greke, në kafene në momentin e ngjarjes ishin 10 klientë. Të gjithë të huaj. Forca të shumta policie shkuan në vendngjarje dhe mblodhën provat e para, ndërsa gjetën të braktisur më pas makinën e autorëve, ku brenda tij u zbulua dhe një kallashnikov. Shkaqet e sulmit nuk janë sqaruar ende, megjithatë, oficerët e policisë që po merren me çështjen besojnë se atentati mund të jetë porositur nga burgu.