A do organizojë opozita protestë kombëtare? Berisha: Do ta njoftojmë, koha ka ardhur dhe ka kaluar

A do organizojë opozita protestë kombëtare? Berisha: Do ta njoftojmë, koha ka ardhur dhe ka kaluar

13:46, 26/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pyetur nëse opozita po përgatitet për një protestë kombëtare, pas zhvillimeve dhe skandaleve të fundit politike.

Berisha ka deklaruar se, sipas tij, koha për një protestë të tillë ka ardhur dhe madje ka kaluar, ndërsa ka bërë të ditur se opozita do të njoftojë qëndrimin dhe hapat e saj. Ai është pyetur gjithashtu për mundësinë e mosbindjes civile, duke thënë se edhe për këtë, sipas tij, koha ka ardhur.

Pyetje-përgjigje:

Arbër Mitrushaj: Përshëndetje Doktor Berisha, pas gjithë këtyre skandaleve që po dalin, a mendoni se ka ardhur koha që opozita të organizojë një protestë kombëtare?

Sali Berisha: Ka kaluar. Koha që opozita të organizojë protestë kombëtare ka kaluar, por opozita e ka mbështetur me të gjithë mundësitë e veta protestën rinore qytetare. Natyrisht, që opozita do rishqyrtojë, në interesin më të mirë të shqiptarëve, qëndrimet e saj.

Pyetje: Kur do të dalë me protestën e saj opozita?

Sali Berisha: Do ta njoftojmë.

Erigers Hamiti: Përshëndetje Doktor, pas këtyre skandaleve, a ka ardhur koha të dalim në mosbindje civile?

Sali Berisha: Kjo është shumë e vërtetë, ka ardhur dhe ka kaluar koha.

Doktor, organizoni një protestë prapë, Dritan Çejku, e njëjta pyetje dhe nga Isuf Zalli. Petrit Matia, e njëjta gjë: Përshëndetje, me gjithë këto skandale që kanë përfshirë qeverinë e narkoshtetit, ka ardhur koha që demokratët të mbushin sheshet dhe deputetët e opozitës të ngujohen në parlamentin e Ergys Agasit?

Sali Berisha: Koha, e tha një qytetar nga Elbasani... Koha është Shqipëria në shesh, dhe kjo është e vërteta më e madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco