Shpërthimi i fuqishëm në lagjen Plaka në Greqi/ Humbin jetën 6 persona, mes tyre dhe 3 shqiptarë të pajetë në rrënoja (EMRAT+PAMJET)
Shpërthimi i fuqishëm në Athinë ku humbën jetën tre shqiptarët, nxjerren trupat e gjashtë viktimave nga ...
Shpërthimi i fuqishëm në Athinë ku humbën jetën tre shqiptarët, nxjerren trupat e gjashtë viktimave nga ...
Eric Wendt dorëzon letrat kredenciale te Begaj, ambasadori i SHBA largohet nga Pallati i Brigadave pas më shumë se një ore ...
Në kërkim nga SPAK/ Si i shpëtoi policisë ish-anëtari i bandës së Durrësit Indrit Dokle! Planet e Ervis ...
“Shqipëria ka zgjedhur novacionin”/ Rama: Pa një botë të përbashkët nuk mund të ketë Kombet ...
Bëhet me dije se lokali “Amora”, i cili ra pre e sulmit me kallashnikov rezulton në pronësi të 30-vjeçarit Denis Luli. Në makinën e autorëve dyshohet se ishin katër persona, ndërsa 10-vjeçarja shqiptare nuk dihet nëse kishte lidhje me pronarin.

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur mesnatën e së premtes në Greqi në lokalin “Amora”, ku një 10-vjeçare mbeti e plagosur. Bëhet me dije se lokali “Amora”, i cili ra pre e sulmit me kallashnikov rezulton në pronësi të 30-vjeçarit Denis Luli. Në makinën e autorëve dyshohet se ishin katër persona, ndërsa 10-vjeçarja shqiptare nuk dihet nëse kishte lidhje me pronarin.
Ajo ndodhej në vendin e ngjarjes bashkë me nënën e saj, e cila e transportoi privatisht drejt spitalit pas plagës së marrë në pulpë. Më pas policia gjeti të djegur mjetin në Aspropirgo dhe brenda tij ndodhej edhe një kallashnikov. Sipas policisë, dyshon se shënjestër e sulmit ishte 30-vjeçari Denis Luli, person me precedentë penalë.
Ai rezulton i arrestuar në 2015 në një parcelë të mbjellë me marijuanë, ku gjatë aksionit Luli hapi zjarr ndaj forcave të policisë greke. Për ngjarjen, ai u dënua dhe u lirua me kusht në vitin 2021 nga burgu i Malandrinos. Lidhur me ngjarjen e mbrëmshme, policia dyshon se ajo është porositur nga 49-vjeçari nga Berati, Klodian Lekocaj, i njohur gjerësisht si Klod Cara. Ai rezulton i burgosur prej vitesh si autor direkt dhe porositës i shumë ngjarjeve të rënda në Greqi.
Kush është Klodian Lekocaj
Klodian Gjon Lekocaj, 49 vjeç, i njohur edhe si “Klod Cara”, “Luli” dhe “Ilia”, është një emër i njohur për autoritetet dhe mediat greke, ku është përmendur në disa hetime dhe çështje të rënda kriminale. Media greke e ka cilësuar si një nga figurat kryesore të të ashtuquajturës “Mafia e Burgjeve”.
Lekocaj, nga ana e tij, i ka mohuar akuzat në daljet publike, duke deklaruar se është i pafajshëm dhe se është përdorur nga persona të tjerë. Emri i tij është lidhur ndër vite me akuza për vrasje me pagesë, trafik droge, gjobvënie, arratisje nga burgjet dhe organizim të aktiviteteve kriminale.
Në disa prej këtyre rasteve, akuzat janë bazuar në dëshmi, përgjime dhe hetime të autoriteteve greke. Lekocaj është arrestuar disa herë në Greqi dhe ka pasur edhe arratisje nga burgu. Në vitin 2014 u arrestua në Athinë, ndërsa në vitet e fundit emri i tij është rikthyer në hetime për ngjarje të tjera kriminale.
Në vitin 2025 u akuzua për porositjen e një atentati ndaj dy shqiptarëve, ndërsa në maj të po këtij viti u përfshi në një incident në burgun e Koridhalosit, ku dyshohet se mori peng dy gardianë. Ndërsa, në shkurt 2026, policia greke e arrestoi sërish, duke e akuzuar për lidhje me një rrjet që fuste drogë në burg. Po atë muaj, Lekocaj mori përsipër autorësinë e plagosjes së të dënuarit shqiptar Dhimo Meci.
Në prill 2026, autoritetet greke e lidhën sërish me një rrjet shpërndarësish droge në Athinë, duke e akuzuar se qëndronte pas aktivitetit të tyre. Pavarësisht akuzave të shumta, përgjegjësia penale për secilën prej tyre duhet të përcaktohet nga drejtësia greke./Dosja.al
foto ilustruese TIRANË- Plagosja me armë zjarri e ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “Hysni Gërbolli”, ku mbeti i pl...
GREQI- Ekipet e emergjencës kanë përfunduar operacionin e kërkim-shpëtimit dhe kanë nxjerrë gjashtë trupat e vikt...
Florin Hoxha dhe Florida Hoxha, motër e vëlla GREQI- Florin Hoxha, Florida Hoxha dhe Eris Cani janë tre shqiptarët q&eu...
Krujë/Finalizohet operacioni i koduar “Larushku”, për kapjen e një shtetasi në kërkim. Lokalizohet dhe ndalohet një...
TIRANË- SPAK ka lëshuar për herë të parë urdhërarrest për ish-anëtarin e Bandës së Durr&...
Indrit Dokle SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni “Muri i Lartë”, ku hetimet e ndjekura nga prokurori i SPA...
pamjet nga arrestimi SHKODËR- 50-vjeçari Bledar Çafi u arrestua gjatë operacionit të koduar “Muri ...
pamjet SHKODËR- Janë publikuar pamjet nga operacioni i SPAK dhe BKH në Shkodër, ku u arrestua në banesë 50-vjeçari Ble...
GREQI- Tre shtetas shqiptarë ndodhen ende nën rrënojat e një ndërtese në Athinë, pas shpërthimit të fuqishëm...
pamjet GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për sulmin me armë zjarri ndaj një kafeneje në zonën e Agios Pant...