Aktualitet

Takimi me ambasadorin amerikan Wendt, njoftimi i Presidencës!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, sot priti ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Sot prita Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Sh.T.Z. Eric Wendt, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

I urova Ambasadorit Wendt suksese në misionin e tij dhe rikonfirmova vendosmërinë e Shqipërisë për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Shqipëria do të vijojë të jetë plotësisht e angazhuar në thellimin e marrëdhënieve dhe në avancimin e interesave tona të përbashkëta.

Shtetet e Bashkuara mbeten një partner i pazëvendësueshëm për Shqipërinë, si dhe për sigurinë dhe prosperitetin tonë.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.