web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dita e emrit të Kryepiskopit Joan, mesazhi i Fortlumturisë së Tij: Duajeni njëri-tjetrin

26 Shtator 2026, 14:29, Aktualitet CNA

Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë u kremtuan sot Jetëndërrimi i Apostullit dhe Ungjillorit Joan dhe dita e emrit të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan.

Krahas besimtarëve të shumtë, në Mëngjesoren dhe Liturgjinë Hyjnore panagjirike kryesuar nga Fortlumturia e Tij morën pjesë Anëtarët e Sinodit të Shenjtë.

Ata uruan Fortlumturinë e Tij, Kryepiskopin Joan dhe iu lutën Zotit Jisu Krisht ta bekojë Kryebariun me vite të shumta, shëndet, hir, kurajë dhe forcë, për të vijuar me përkushtim shërbesën e Tij në krye të Kishës.

Në fjalën e vet në të Kremten e Jetëndërrimit të Apostullit dhe Ungjillorit Joan, Fortlumturia e Tij Imzot Joani, falënderoi mitropolitin Nikolla dhe gjithë mitropolitët e tjerë që morën pjesë si gjithë besimtarët që erdhën për të nderuar shenjtorin e madh.

“Falënderimi mbetet pjesa kryesore e besimit tonë. Por festa e sotme na kujton edhe për diçka tjetër, dashurinë, apostulli që kremtojnë sot është apostulli i dashurisë. Shenjti u përgjigj: bëni këtë dhe është mjaft”.

Fortlumturia e Tij, Imzot Joani tha se dashuria për njëri-tjetrin është plotësimi i ligjit dhe i profetëve. Gjithçka që është shkruar në shkrimin e shenjtë, përmblidhet në këto fjalë, doni njëri-tjetrin, të vazhdojmë ta kultivojmë dashurinë për njëri-tjetrin sepse duke pasur dashurinë, do të kemi edhe mirënjohje edhe falënderim. Duke pasur falënderim, do të kemi fuqinë për të falur të tjerët, e duke pasur këtë Zoti do të falë edhe fajet tona.

Fortlumturia e Tij Imzot Joani ka mbi një vit e gjysmë në fronin e kishës. Ceremonia zyrtare e fronëzimit të tij u mbajt më 29 mars 2025, në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë./ CNA





Lajmet e fundit nga