E shtunë, 26 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ulje e lehtë e cmimit të banesave në Vlorë, agjentët imobiliarë: Rënia varion nga 10 deri në 15%

Çmimet e banesave në Vlorë, sipas agjentëve imobiliarë, kanë pësuar rënie gjatë muajve të fundit.

“Situata nuk është e njëjtë me një apo para dy vitesh. Çmimet kanë pësuar një tkurrje me 10-15%. Edhe kërkesa nuk është e njëjtë, është disi më e ulët sidomos nga ana e të huajve për të mos thënë që kemi disa klientë që kanë ardhur me vrull të madh dhe aktualisht këto kohët e fundit janë larguar”, tha Renato Banusha, agjent imobiliar.

Aktualisht, të interesuarit për të blerë një pronë në Vlorë përballen me çmime deri në 3.500 euro për metër katrorë.

“Vlera varion në varësi të zonave, në varësi të ndërtesës, nga 1.200 euro metër katrorë deri në 3.500 euro katrorë, por kërkesa është ulur ndjeshëm. Zonat më të preferuara ngelen Lungomare, zona e Skelës, por kjo nuk i bën të arritshme nga ana e buxhetit, një çift duhet të punojë 30-40 vjet që të blejë një shtëpi sot në Vlorë. Të huajt janë investitorë më të mirë dhe kanë më shumë mundësi, por që aktualisht kanë filluar të tërhiqen për shkak të infrastrukturës dhe asaj që ne ofrojmë si qytet”, thotë Banusha.

Në raportin e stabilitetit financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit, Banka e Shqipërisë konstaton se në tregun e pasurive të paluajtshme, çmimet e banesave u rritën në terma vjetore, por ritmi i rritjes u ngadalësua.

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.