Ra në korent teksa punonte në një varkë në Durrës, humb jetën 28-vjeçari nga Filipinet
26/09/2026 14:52
Një 28-vjeçar me origjinë nga Filipinet ka humbur jetën në Durrës, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte në një varkë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:20, në lagjen nr. 1 të Durrësit. Sipas policisë, 28-vjeçari me inicialet A. R., punëtor i një firme private, ishte duke punuar me një pompë për heqjen e ujit nga varka kur ra në kontakt me energjinë elektrike.
Si pasojë e kontaktit me rrymën, i riu ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.
Top Channel