Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shijaku vlerëson kontributin e agronomit që i shërbeu brezave të tërë, emri i ENVER DUKES skalitet në një prej rrugëve të qytetit

Shkruar nga Newsbomb
Shijaku vlerëson kontributin e agronomit që i shërbeu brezave
Rruga Enver Duka

Ishte disi e vonuar, por më mirë vonë se kurrë, thotë populli. Një nga rrugët e Shijakut me vendim të këshillit bashkiak të këtij qyteti, do të mbajë emrin e një prej njerëzve që ka kontribuar më shumë për të, mësuesit e agronomit të jashtëzakonshëm të qytetit, Inxhinierit Enver Duka.

Shumëkush e lidh emrin e tij me emrat e dy djemve që në kohën e demokracisë morën përsipër përgjegjësi të mëdha, njëri Agron Duka, politikan agrar, ndërsa Armandi, biznesmen e prej shumë vitesh president i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Enver Duka u diplomua si agronom i lartë në Institutin bujqësor të Kamzës që në kohën e diktaturës. Ai mbeti përjetësisht, deri në ditët e fundit të jetës, një njeri i dhënë shumë pas tokës dhe profesionit të agronomit.

Kush e ka njohur nga afër, e di se ai ishte nje njeri i thjeshtë, komunikues, e për të ndihmuar këdo në vështirësi. Për brezat e qytetit ku lindi, në mësimdhënie, ka dhënë shumë edhe prej vetes. Enveri vetë kishte zgjedhur të ndiqte profesionin e pasionin e të atit, Ramadanitq ë ishte diplomuar si agronom në Austri dhe që dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në funksionin e stacionit të parë zooteknik të mbarështrimit të blegtorisë në Shqipëri.

Për gjithë këto kontribute, Shijaku i dha medaljen e merituar pas vdekjes, emrin e një rruge për nder të tij.

Agron Duka në mesazhin që shkruan për këtë ngjarje thotë se është “njohje e drejtë për një jetë të tërë kushtuar edukimit dhe zhvillimit të Shijakut. Enver Duka ia kushtoi vitet e tij mësimdhënies dhe formimit të brezave të rinj.

Është një kënaqësi e veçantë të shohësh që përkushtimi dhe puna nuk harrohen, por bëhen pjesë e përhershme e historisë dhe e hartës së një qyteti që ai e deshi aq shumë.

Falënderojmë te gjithë banorët e Shijakut për këtë vlerësim që na prek thellë dhe që e ruajmë me krenari e mirënjohje”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese