Dita e emrit të Kryepiskopit Joan, mesazhi i Fortlumturisë së Tij: Duajeni njëri-tjetrin
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë u kremtuan s...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar sot gjatë bashkëbisedimit virtual me ndjekësit se ka prova direkte të mëdha për kryeministrin Edi Rama, por nga ana tjetër është shprehur se SPAK nuk guxon ta thërrasë.
“Tani, do më falësh po unë prova direkte të mëdha kam për Edi Ramën. Kam direkt për Edi Ramën!
Edi Rama ka dërguar në Aruba përfaqësuesit e tij në takimin trepalësh. Pra, takimi që është zhvilluar në Aruba midis bosëve të drogës, ndërtuesve dhe përfaqësuesve të Edi Ramës është bërë totalisht me urdhër të Edi Ramës.
Edi Rama ka pritur bosin e Sinaloas meksikane Luftar Hysin dhe kjo është e faktuar.
Vëllai i Edi Ramës, Olsi Rama, është protagonist kryesor i klanit të Xibrakës dhe fabrikës së miellit që u ndërtua në Xibrakë në vitin 2013-2014.
Këto janë të faktuara të gjitha zotëri, por SPAK-u nuk vepron. Edi Rama është autori i kanabizimit të plotë të Shqipërisë. Është njeriu që përpunoi doktrinën e drogës si doktrinë e pasurimit të tij dhe të bosëve të tjerë.
Pra, po të më pyesësh sot, Belinda Balluku, Olsi Rama, Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri, Engjëll Agaçi, Vlora Hyseni, Ergys Agasi, Vangjush Dako dhe cilido, të gjithë pa përjashtim janë ushtarë të Edi Ramës.
Kështu që problemi më kryesor është ky, se SKAP nuk guxon ta thërrasë Edi Ramën.
Nuk guxon ta thërrasë e ta marrë në pyetje për Arubën.
Nuk guxon ta thërrasë e ta marrë në pyetje për Luftar Hysën.
Nuk guxon ta thërrasë e ta marrë në pyetje për 140 milionë euro të djegësit të Tiranës, të cilit ai me firmën e tij ia dha kompanisë 8 muaj para se ajo të regjistrohej në QKB.
Nuk guxon ta thërrasë ta pyesë për 300 milionë euro koncesione të shëndetësisë. Dilte nga studio në studio Edi Rama, me një gërshërë të thyer dhe një pincë të ndryshkur, thoshte 'ja me se operohet' ky mashtrues ordiner i pafytyrë. Në një kohë që me koncesionin rriste koston për sterilizim, sipas organeve zyrtare shqiptare, 83 herë, vetëm që të vidhte me ministrin e tij. Dhe, në qoftë se Beqja bëri burg dhe është gjoja në proces për paratë që ai ka shpenzuar në restorantin e tij, para të BE-së, nuk ka asnjë akuzë për sterilizimin, nuk ka asnjë akuzë për analizat, nuk ka asnjë akuzë për check-up-in, sepse janë të gjitha veprat e Edi Ramës.
SPAK-u nuk guxon të thërrasë Edi Ramën për të gjitha porositë, 60% e dosjes 'Balluku' është dosja e Edi Ramës.
Nuk guxon ta thërrasë Edi Ramën për 120 milionë euro të Beketit, gjobë Shqipërisë.
Nuk guxon ta thërrasë Edi Ramën për përzënien e Pacollit nga aeroporti i Vlorës që do shkojë të paktën 600 milionë euro.
Por përsëri mund të bëj një listë të tërë.
Kështu që, në zyrën e Agasit kanë kaluar me dhjetëra ministra, deputetë, gjyqtarë, prokurorë.
Lidhur me atë zonjën, se paska bërë një koment ajo, nuk ka pasur asnjë kuptim tjetër fjala ime përveçse politik.
Po atyre u shkon mendja mbarë e mbrapsht e pastaj m’i veshin mua ato që unë s’i them.
Jo, sepse atje shkonin ministrat e i thoshin: 'na e ndërro pak ministrinë'.
Pra, kur flas për zyrën e Agasit, në parlament dhe kudo, unë flas për angazhimin e tij të tmerrshëm në politikë. Këto janë. Gjiknuri? Po ka qenë Gjiknuri.
Një javë shkon në Batoped, në Athos, për të larë gjynahet atje. Nga ana tjetër shkon e futet në zyrën e Agasit.
Atje është shumica. Aty kanë qenë, aty diskutohej e tërë politika, ministrat e brendshëm, aty shkarkoheshin.
Po, po. Shumë e vërtetë.
Ndaj dhe ka vetëm një zgjidhje, vendosni Edi Ramën para drejtësisë.
Nuk ka luftë kundër kriminalitetit të vërtetë në qoftë se Edi Rama nuk shkon në bankën e të akuzuarit”, tha Berisha./ CNA
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë u kremtuan s...
Presidenti Bajram Begaj priti sot Ambasadorin e ri të Shte...
Tashmë e nëntë ditë me radhë, në sheshin e Prishtinës po m...
Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, dhe kryetari ...
Bashkimi Europian ka rikonfirmuar mbështetjen për SPAK-un ...
Eric Wendt dorëzoi letrat kredenciale te Presidenti Bajram...
Tirana po përjeton një bum turistik në vjeshtë, duke thyer...
Prej 405 ditësh opinioni publik është bombarduar nga një f...
Policia e Shtetit ka marrë masa në kuadër të ndeshjes që l...
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shq...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka komentuar fjalimin...
Me votim të hapur dhe unanim, anëtarët e Këshillit Bashkia...
Brunilda Kadi është zgjedhur anëtare në Këshillin e Lartë ...
Ka nisur protesta e 118-të kundër qeverisë, ku kërkohet do...
Fatri Islamaj është zgjedhur anëtari i ri i Këshillit të L...
Gjykata e Lartë e la Erion Veliajn në burg më 15 shtator. ...
Anëtari i Gjykatës së Lartë në Këshillin e Lartë Gjyqësor ...
Procesi i numërimit të votave për tre anëtarët e rinj të K...
Gjykata e Posaçme ka lënë sot në burg, Hasan Ndërjakun, i ...
Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme ka miratuar li...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Korçë dhe strukturat e...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në lagjen...
SPAK ka kryer një operacion të gjerë në Shkodër ku ka vënë...
Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së Shteti...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte rela...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot ...
Mes kundërshtimeve dhe debateve të forta janë zhvilluar zg...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë kushte të qën...
Një tragjedi ka ndodhur në qendër të Athinës, ndërsa dy tr...
Qeveria e krahut të djathtë e Italisë ka ndaluar veshjet q...
Partitë e ekstremit të djathtë dhe të majtë festojnë sukse...
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se vendi i...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi pë...
Mbi kurrizin e thyer të Kodrës Gordon, aty ku koha duket s...
Siti palafit i Linit vijon të zbulojë të dhëna të reja për...
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në skenë të muzikës ...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan blihet me 80.2 lekë dh...
Austria është investitori kryesor i huaj në Shqipëri për k...
Shqipëria po hyn në një periudhë me mundësi shumë më të më...
Shqipëria ka shënuar përmirësimin më të madh nga të gjitha...