
Ditët e fundit debati kryesor publik ka qenë masa e arrestit dhënë nga Gjykata e Posaçme për Vlora Hysenin, ish-drejtuesen e SHISH, e cila u zbërthye nga prokurorët e SPAK-ut pas një hetimi intensiv menjëherë pas arrestimit të shtetasit Ergys Agasi.
Këtij të fundit iu gjet një telefon dhe në mesazhet e tij u gjetën 508 komunikime me drejtuesen e SHISH.
Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi ishin në një marrëdhënie intensive ndërkohë që ky i fundit ishte një person në kërkim.
Gjithçka fillon në vitin 2021, kur Ergys Agasi i bashkohet Edi Ramës si i deleguar politik në qarkun e Durrësit, ku në atë kohë në krah të Ramës ishte dhe Lefter Koka, ish-ministri i Mjedisit, njeriu i Ilir Metës, që pas vetes kishte marrë edhe shumë anëtarë të LSI-së, të cilët i kishte parkuar tek Edi Rama.
Ato janë momentet e para të kontaktit të fortë të Edi Ramës me Ergys Agasin, pra zgjedhjet e vitit 2021.
Shumë sot mund ta kujtojnë se në atë kohë qëllimi kryesor i PS-së ishte goditja e LSI-së, që kjo e fundit të bënte sa më pak dëm elektoral tek e majta dhe kryesisht te PS-ja.
Ergys Agasi është një ish-zyrtar i Ministrisë së Mjedisit, që më pas u kthye në një biznesmen që filloi të rritej shpejt.
Është djali i një ish-drejtuesi të lartë të PS-së, një ikone të saj, Bardhyl Agasi, ky i fundit u dekorua nga Rama edhe kur djali i tij ishte në arrati dhe kërkohej nga SPAK-u.
Ndërkohë që marrëdhëniet e Ergys Agasit me Ramën fillojnë në vitin 2021, në të njëjtën kohë në shtator, ekzaktësisht në 27 shtator të vitit 2021 Vlora Hyseni emërohet këshilltare e kryeministrit Edi Rama, pas largimit nga detyra që ka pasur në Kosovë nga kryeministri Albin Kurti.
Vlora Hyseni asokohe ishte një figurë e panjohur për Shqipërinë, lidhej vetëm me detyrën e kryer në Kosovë, e larguar nga Albin Kurti që në media konsiderohej si njeri i Thaçit që ka marrë goditje për shkak të përplasjeve politike që kanë ndodhur në Kosovë.
Pas rreth 19 muajsh, Vlora Hyseni mori detyrën e drejtores së SHISH, pikërisht në 3 prill 2023, disa muaj para zgjedhjeve lokale në vend.
Marrëdhënia e Ergys Agasit me Ramën ndërkohë po ecte. Një ndër shembujt e forcimit të kësaj marrëdhënieje është fakti se, pak para se Vlora Hyseni të bëhej drejtoreshë e SHISH, Dallëndyshe Bici u emërua në 9 mars të vitit 2023 në krye të ASHK-së.
Bici drejtoi ASHK-në për një periudhë 9-mujore dhe në atë kohë siç raportohet rëndom në qarqet e bizneseve në Tiranë për të zgjidhur një problem në hipotekë, për të fituar kohë dhe për ta kryer atë shpejt mjafton të kalohej nga Ergys Agasi. Në atë kohë pretendohet se ka pasur veprime në sistemet e Kadastrës ku disa pasurive u është fshirë historiku.
Në 2023 Agasi fillon dhe rritet. Atëherë arrin që radari i tij të përputhet me radarin e Vlora Hysenit, pse jo, duke mbajtur edhe një radar ndezur për Dallëndyshe Bicin.
Në këtë kohë Agasi ishte një nga njerëzit që filloi të lidhej me biznesmenë të ndryshëm dhe të influenconte shumë në strukturat e qeverisjes.
Nga ana tjetër ai u afrua me kryeministrin Edi Rama, ku ne mundëm ta filmonim në fillim të viti 2024 duke dalë nga Vila 30 në kryeqytet pas një takimi me kryeministrin Rama, duke e ndjekur eskortën e këtij të fundit.
View this post on Instagram
Ergys Agasi nuk bënte asnjë detyrë, por menjëherë pas emërimit të Vlora Hysenit në SHISH filluan dhe lëvizjet e përplasjet që e forcuan më tej Ergys Agasin./ CNA
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar sot gjatë bashkëb...
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë u kremtuan s...
Presidenti Bajram Begaj priti sot Ambasadorin e ri të Shte...
Tashmë e nëntë ditë me radhë, në sheshin e Prishtinës po m...
Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, dhe kryetari ...
Bashkimi Europian ka rikonfirmuar mbështetjen për SPAK-un ...
Eric Wendt dorëzoi letrat kredenciale te Presidenti Bajram...
Tirana po përjeton një bum turistik në vjeshtë, duke thyer...
Prej 405 ditësh opinioni publik është bombarduar nga një f...
Policia e Shtetit ka marrë masa në kuadër të ndeshjes që l...
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shq...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka komentuar fjalimin...
Me votim të hapur dhe unanim, anëtarët e Këshillit Bashkia...
Brunilda Kadi është zgjedhur anëtare në Këshillin e Lartë ...
Ka nisur protesta e 118-të kundër qeverisë, ku kërkohet do...
Fatri Islamaj është zgjedhur anëtari i ri i Këshillit të L...
Gjykata e Lartë e la Erion Veliajn në burg më 15 shtator. ...
Anëtari i Gjykatës së Lartë në Këshillin e Lartë Gjyqësor ...
Procesi i numërimit të votave për tre anëtarët e rinj të K...
Gjykata e Posaçme ka lënë sot në burg, Hasan Ndërjakun, i ...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Korçë dhe strukturat e...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në lagjen...
SPAK ka kryer një operacion të gjerë në Shkodër ku ka vënë...
Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së Shteti...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte rela...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot ...
Mes kundërshtimeve dhe debateve të forta janë zhvilluar zg...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë kushte të qën...
Një tragjedi ka ndodhur në qendër të Athinës, ndërsa dy tr...
Qeveria e krahut të djathtë e Italisë ka ndaluar veshjet q...
Partitë e ekstremit të djathtë dhe të majtë festojnë sukse...
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se vendi i...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi pë...
Mbi kurrizin e thyer të Kodrës Gordon, aty ku koha duket s...
Siti palafit i Linit vijon të zbulojë të dhëna të reja për...
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në skenë të muzikës ...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan blihet me 80.2 lekë dh...
Austria është investitori kryesor i huaj në Shqipëri për k...
Shqipëria po hyn në një periudhë me mundësi shumë më të më...
Shqipëria ka shënuar përmirësimin më të madh nga të gjitha...