Tragjedi për familjen shqiptare, motër e vëlla mes viktimave në Athinë (FOTOT)

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën Lysikratous, në zonën e Plakës në Athinë. Viktimat janë Florin dhe Florida Hoxha, motër e vëlla me shtetësi amerikane, dhe Eris Cani, bashkëshortja e Florin Hoxhës.

Edhe tre persona të tjerë humbën jetën nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi Athinën. Ata janë Ian Alexander Kirpatrick, bashkëshorti i Florida Hoxhës, dhe Edmond Hings e Athina Papapresku, pronarët e ndërtesës ku ndodhi shpërthimi.

Trupat e shqiptarëve me shtetësi amerikane, që ndodheshin për turizëm në Athinë, u zbuluan gjatë mëngjesit të sotëm nën rrënojat e ndërtesës.

Kryetari i Bashkisë së Athinës, Haris Doukas, deklaroi: “Bëhet fjalë për një katastrofë të jashtëzakonshme”.

 

 

 

Ndërtesa trekatëshe u shemb plotësisht si pasojë e forcës së shpërthimit, ndërsa ndërtesat fqinje pësuan dëmtime dhe mbeturina u shpërndanë nëpër rrugë.

Mediat vendase raportuan se pati persona të lënduar nga materialet e shpërndara në rrugët përreth dhe se disa ndërtesa u desh të evakuoheshin.

Raportohet se shpërthimi mund të ketë ndodhur si pasojë e një rrjedhjeje gazi, por hetimet vazhdojnë ende. Në vendngjarje janë përdorur ekskavatorë dhe kamera termike për të kërkuar të mbijetuar.

Shpërthimi ndodhi në një rrugë të vogël, e cila ndodhet midis dy prej vendeve më të vizituara të Athinës: Akropolit dhe Tempullit të Zeusit Olimpik.


Shtuar më 26.09.2026 15:00

Quantcast
sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibombetsmovejojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabetcasibom