Një filipinez 28-vjeçar në Durrës ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, në një varkë që ndodhej në det.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se i riu ishte punëtor i një firme private dhe po punonte me një pompë për heqjen e ujit nga varka, në momentin që ndodhi ngjarja.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak-Rreth orës 12:20, në lagjen nr. 1, Durrës, në një varkë që ndodhej në det, shtetasi filipinez A. R., 28 vjeç, punëtor i një firme private, duke punuar me një pompë për heqjen e ujit nga varka, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Si pasojë, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.