Aksident në Gjirokastër, automjeti përplas këmbësoren
Një këmbësore është përplasur nga një automjet në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes “Punëtori” në Gjirokastër.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Zona Muzeale–Ura e Lumit, ku një automjet tip “Toyota” ka përplasur 78-vjeçaren Violeta Selfo, e cila po kalonte rrugën.
E moshuara është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku po merr ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po heton për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

