LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ceremonia e prezantimit të Wendt si ambasador i SHBA në Shqipëri, Berisha: Nuk kam dijeni, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nuk jam ftuar

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar si ‘të turpshëm’ fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke e akuzuar atë se nuk përmendi Kosovën dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. • Në bashkëbisedimin e përjavshëm me qytetarët, Berisha tha se Rama kishte zgjedhur që fjalimin në OKB ta përqendronte te inteligjenca artificiale dhe jo te çështjet që, sipas tij, lidhen me interesat kombëtare shqiptare. • Sipas tij, kryeministri shqiptar ka mbajtur një qëndrim të kundërt me atë të kryeministrit të Kroacisë, i cili foli për zhvillimet në Kosovë dhe rajon. • Lideri i opozitës e lidhi këtë qëndrim edhe me raportet e Ramës me qeverinë e Kosovës. • Ai akuzoi gjithashtu Ramën se po përpiqet të paraqesë Lëvizjen Vetëvendosje si një forcë politike kundër Shqipërisë. • Sipas Berishës, një pretendim i tillë është i pabazuar.  • Në bashkëbisedimin online me qytetarët, Berisha folir edhe për arrestimin e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni. • Ai e cilësoi këtë zhvillim si një prej skandaleve më të rënda dhe pretendoi se përgjegjësia politike për çështjet që lidhen me sigurinë e vendit shkon deri te kryeministri Rama. • Kryedemokrati përsëriti edhe akuzat e tij ndaj qeverisë për lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin. • Ai deklaroi se ka, sipas tij, ‘prova direkte të mëdha’ për Edi Ramën dhe kritikoi SPAK-un për faktin që, sipas tij, nuk e ka marrë kryeministrin në pyetje për një sërë çështjesh. • Berisha foli edhe për protestat kundër qeverisë, duke paralajmëruar një aksion më të gjerë opozitar. • Berisha bëri thirrje demokratëve për ‘mobilizimin më të madh’, ndërsa tha se strategjia e opozitës do të jetë ripërtëritja e Partisë Demokratike dhe rritja e presionit politik ndaj qeverisë. • Ai deklaroi se PD do të krijojë një agjenci kombëtare që, në rast të ardhjes në pushtet, do të hetonte dhe konfiskonte pasuritë që do të rezultonin të paligjshme. • Kryetari i Partisë Demokratike u bëri sërish thirrje qytetarëve dhe simpatizantëve që të vazhdojnë ‘betejën’ kundër qeverisë dhe të bëhen pjesë e protestës së përditshme qytetare.

6 artikuj për këtë temë.

2 ORE ME PARE

Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri: SHBA do të japë një ndihmë substanciale për çmontimini e narkoshtetit

Ceremonia e prezantimit të Wendt si ambasador i SHBA në Shqipëri,
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi live me ndjekësit e tij në rrjetet sociale i ka uruar mirseardhjen ambasadorit te ri amerikan në Shqipëri, duke u shprehur se beteja kundër narkoshtetit është një betejë e vështirë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha bëri një paralelizëm të Shqipërisë me vendet afrikane duke e cilësuar atë si të vetmin narkoshtet në Evropë. Ai theksoi edhe fjalën e sekretarit Marco Rubio në lidhje me luftën kundër kartelëve të drogës pasi shihen si kërcënim për sigurinë e qytetarëve ndërsa, sipas kreut të opozitës, kartelët shqiptarë janë rrezik jo vetëm për Shqipërinë por për mbarë botën.

"Së pari i uroj mirëseardhjen ambasadorit dhe theksoj këtu se beteja kundër narkoshtetit është një betejë shumë e vështirë. Ne jemi i vetmi vend në Europë, ne jemi njëlloj si Guinea-Bissau që ishte vendi i parë dhe i vetëm narkoshtet në Afrikë, ne u bëmë vendi i parë dhe i vetëm narkoshtet në Evropë. Dhe unë kam besim se me pozicionimin dhe kualifikimin që iu ka bërë presidenti Trump dhe administrata e tij karteleve të drogës si grupe terroriste, Shtetet e Bashkuara do japin një ndihmë substanciale për luftën kundër këtyre karteleve dhe çmontimin e narkoshtetit në Shqipëri. Sekretari Rubio, edhe një herë të dashur miq, në mesazhin e tij të urimit për shqiptarët Ditën e Pavarësisë, e konsideron luftën kundër karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorëve të këtyre karteleve, po dihet se kush janë bashkëpunëtorët, si kritike për sigurinë e qytetarëve të Shteteve të Bashkuara. Sepse në fakt këto kartele, kartelet shqiptare janë një rrezik jo vetëm për Shqipërinë, por Evropën, për hemisferën perëndimore dhe mbarë botën," tha Sali Berisha./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Berisha: Provat direkte më të mëdha i kam për Edi Ramën, por SPAK nuk guxon ta thërrasë

Ceremonia e prezantimit të Wendt si ambasador i SHBA në Shqipëri,
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi live në rrjete sociale me ndjekësit është pyetur për prova dhe informacionet që lidhen me persona të tjerë të dyshuar se kanë lidhje me krimin e organizuar. Gjatë fjalës së tij, Berisha është ndalur te kryeministri i vendit Edi Rama, duke theksuar se ka prova për përfshirjen e tij në disa çështje.

Njëkohësisht, ai ka akuzuar SPAK-un, me pretendimet se nuk ka ndërmarrë veprime ndaj Ramës për një sërë çështjesh që ai i ka denoncuar publikisht. Kreu i PD-së e ka përfunduar fjalën e tij duke kërkuar që kryeministri Rama të vendoset në bankën e të akuzuarit, pasi kjo është zgjidhja e vetme për të luftuar kriminalitetin.

Pyetje: Doktor, akuzat tuaja kanë rezultuar gjithmonë të sakta. SPAK ka goditur individët që ju keni denoncuar vite më herët edhe pse mund të themi që puna e këtij institucioni lë shumë për të dëshiruar. Shqiptarët duan konfiskim të pasurive të vjedhura dhe kthimin e tyre tek shqiptarët. Gjithsesi, a mund të na tregoni sot ndonjë informacion ekskluziv për ndonjë zyrtar tjetër të implikuar me krimin e organizuar nga qeveria e Ramës? Në parlament pyetët ministren Ismaili nëse kishte qenë në zyrën e Agasit. A mund të dimë çfarë provash keni për këtë?

Sali Berisha: Tani, do më falësh po unë prova direkte të mëdha kam për Edi Ramën. Kam direkt për Edi Ramën! Edi Rama ka dërguar në Aruba përfaqësuesit e tij në takimin trepalësh. Pra, takimi që është zhvilluar në Aruba midis bosëve të drogës, ndërtuesve dhe përfaqësuesve të Edi Ramës është bërë totalisht me urdhër të Edi Ramës. Edi Rama ka pritur bosin e Sinaloas meksikane Luftar Hysin dhe kjo është e faktuar. Vëllai i Edi Ramës, Olsi Rama, është protagonist kryesor i klanit të Xibrakës dhe fabrikës së miellit që u ndërtua në Xibrakë në vitin 2013-2014. Këto janë të faktuara të gjitha zotëri, por SPAK-u nuk vepron. Edi Rama është autori i kanabizimit të plotë të Shqipërisë. Është njeriu që përpunoi doktrinën e drogës si doktrinë e pasurimit të tij dhe të bosëve të tjerë. Pra, po të më pyesësh sot, Belinda Balluku, Olsi Rama, Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri, Engjëll Agaçi, Vlora Hyseni, Ergys Agasi, Vangjush Dako dhe cilido, të gjithë pa përjashtim janë ushtarë të Edi Ramës.

Kështu që problemi më kryesor është ky, se SKAP nuk guxon ta thërrasë Edi Ramën. Nuk guxon ta thërrasë ta marrë në pyetje për Arubën. Nuk guxon ta thërrasë ta marrë në pyetje për Luftar Hysën. Nuk guxon ta thërrasë ta marrë në pyetje për 140 milionë euro të djegësit të Tiranës, të cilit ai me firmën e tij ia dha kompanisë 8 muaj para se ajo të regjistrohej në QKB.
Nuk guxon ta thërrasë ta pyesë për 300 milionë euro koncesione të shëndetësisë. Dilte nga studio në studio Edi Rama, me një gërshërë të thyer dhe një pincë të ndryshkur, thoshte 'ja me se operohet' ky mashtrues ordiner i pafytyrë. Në një kohë që me koncesionin rriste koston për sterilizim, sipas organeve zyrtare shqiptare, 83 herë, vetëm që të vidhte me ministrin e tij. Dhe, në qoftë se Beqja bëri burg dhe është gjoja në proces për paratë që ai ka shpenzuar në restorantin e tij, para të BE, nuk ka asnjë akuzë për sterilizimin, nuk ka asnjë akuzë për analizat, nuk ka asnjë akuzë për check-up-in, sepse janë të gjitha veprat e Edi Ramës.

SPAK-u nuk guxon të thërrasë Edi Ramën për të gjitha porositë, 60% e dosjes Balluku është dosja e Edi Ramës. Nuk guxon ta thërrasë Edi Ramën për 120 milionë euro të Beketit, gjobë Shqipëris. Nuk guxon ta thërrasë Edi Ramën për përzënien e Pacollit nga aeroporti i Vlorës që do shkojë të paktën 600 milionë euro. Por përsëri mund të bëj një listë të tërë. Kështu që, në zyrën e Agasit kanë kaluar me dhjetëra ministra, deputetë, gjyqtarë, prokurorë. Lidhur me atë zonjën, se paska bërë një koment ajo, nuk ka pasur asnjë kuptim tjetër fjala ime përveçse politik. Po atyre u shkon mendja mbarë e mbrapsht e pastaj m’i veshin mua ato që unë s’i them. Jo, sepse atje shkonin ministrat e i thoshin: 'na e ndërro pak ministrinë'. Pra, kur flas për zyrën e Agasit, në parlament dhe kudo, unë flas për angazhimin e tij të tmerrshëm në politikë. Këto janë. Gjiknuri? Po ka qenë Gjiknuri. Një javë shkon në Batoped, në Athos, për të larë gjynahet atje. Nga ana tjetër shkon e futet në zyrën e Agasit.
Atje është shumica. Aty kanë qenë, aty diskutohej e tërë politika, ministrat e brendshëm, aty shkarkoheshin. Po, po. Shumë e vërtetë. Ndaj dhe ka vetëm një zgjidhje, vendosni Edi Ramën para drejtësisë. Nuk ka luftë kundër kriminalitetit të vërtetë në qoftë se Edi Rama nuk shkon në bankën e të akuzuarit./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

Ceremonia e prezantimit të Wendt si ambasador i SHBA në Shqipëri,
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi live në rrjetet sociale me ndjekësit e tij, ka diskutuar në lidhje me deklaratat e kryeministrit të vendit Edi Rama për ish-presidentin amerikan Joe Biden dhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Berisha e ka cilësuar deklaratën e bërë nga kryeministri Rama si paturpësi ekstreme, dhe ka theksuar se presidenti Biden gjatë gjithë karrierës së tij votën dhe qendrimin e ka pasur në favor të shqiptarëve. Ai ka kundërshtuar njëkohësisht pretendimet se ky i fundit ka tradhtuar ish-presidentin Thaçi, duke thënë se prapa proceseve dhe dënimeve fshihet vetë Rama.

"Një paturpësi ekstreme. Joe Biden nuk është më president, por e thashë dhe më parë, në të gjithë karrierën e tij, ai votën dhe qëndrimin e ka pasur në favor të shqiptarëve. Nuk ekziston asnjë dokument në botë që Joe Biden t'i ketë premtuar një njeriu apo një tjetri se do ta mbrojë nga gjykimi dhe drejtësia. Të shfrytëzosh një vendim të padrejtë të një gjykate për të shpallur ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara tradhtar të Hashim Thaçit, pra njeri të pabesë ndaj këtij individi, do të thotë të jesh i zhveshur nga çdo normë morale. Dhe të kesh një hall aq të madh në këtë çështje, sa je i gatshëm të thuash çdo gjë. Por në fakt, ai që qëndron prapa këtyre proceseve dhe dënimeve është vetë Edi Rama," tha Berisha./Dosja.al

3 ORE ME PARE

Fjalimi i Ramës në OKB/ Berisha: Ai është armik i egër i Kosovës, tani po përhap shpifje të ulëta kundër Vetëvendosjes

Ceremonia e prezantimit të Wendt si ambasador i SHBA në Shqipëri,
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi live në rrjetet sociale me ndjekësit e tij, ka folur në lidhje me fjalimin e mbajtur nga kryeministri i vendit Edi Rama në Organizatën e Kombeve të Bashkuara të cilin e ka cilësuar si të turpshëm.

Gjatë fjalës së tij ai ka kritikuar ashpër kryeministrin Rama duke e akuzuar se gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së nuk e përmendi vendimin ndaj ish-krekrëve të UÇK-së. Njëkohësisht, ai ka folur për marrëdhëniet mes Tiranës dhe Prishtinës, duke i kundërshtuar deklaratat se Lëvizja Vetëvendosje është kundër Shqipërisë dhe duke paraqitur qëndrimet e tij mbi rolin e qeverisë shqiptare në raport me Kosovën

"Fjala e Padrinos në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ishte fjala më e turpshme që është mbajtur ndonjëherë pas fjalimeve të ministrave të jashtëm të Shqipërisë apo atyre të Koresë së Veriut. Nuk kemi pasur kurrë një përfaqësim kaq të turpshëm, ku kreu i narkoshtetit shqiptar, i fandaksur, i tmerruar nga protesta rinore, qytetare dhe skandalet e njëpasnjëshme, i kushtoi fjalën e tij algoritmit dhe tmerrit që ndjen nga algoritmi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Në këtë fjalim, në atë sallë e cila jo rastësisht, por në një akt përçmimi madhor ishte bosh gjatë fjalës së tij, Edi Rama nuk shqiptoi një herë të vetme fjalën Kosovë dhe fjalën UÇK apo lider të UÇK-së. Tradhtia i ka zënë grykën. E ka mbërthyer për gryke dhe nuk e lejon më të shqiptojë një fjalë. Histori e turpshme. Në atë sallë, në një fjalim të shkëlqyer, kryeministri i vendit mik, Kroacisë, foli sikur të ishte kryeministri i Shqipërisë.

Ai denoncoi veprimet e Beogradit, nderimet ushtarake që i bëhen monstrave të gjenocidit të Bosnjës, Ratko Mlladiç, përpjekjet destabilizuese të Beogradit në Kosovë dhe për probleme të tjera të rajonit. Kurse për Edi Ramën, universi i tij ishte algoritmi, që në fakt i ka kallur tmerrin dhe datën në çdo qelizë të tij. Por, me këtë rast, i ftoj edhe ata pak qytetarë të Kosovës që për jugosllavizmin e tyre, apo për të mbetur si relike, apo për enverizmin e tyre, vazhdojnë dhe bëjnë të mashtruarin nga Edi Rama. Të gjithë ata që duan Kosovën, panë dhe kanë parë me dokumente, fakte të pakundërshtueshme se Edi Rama është një armik i egër i Kosovës, i demokracisë. Miq, pas përpjekjeve për të rrëzuar qeverinë e Kosovës me Vlora Hysenin dhe të dërguarit e tij, ai po përhap tani në Shqipëri shpifjet më të ulëta me të cilat kërkon të paraqesë Lëvizjen Vetëvendosje si një parti kundra Shqipërisë. Unë u them këtyre puthadorëve të Edi Ramës, që paguhen si shërbëtorë të tij dhe kalojnë nga një studio në një studio tjetër me një mashtrim të paskrupullt, në Kosovë e vërteta është se nuk ka asnjë parti anti-Shqipëri.

Por ka një kryeministër në Shqipëri anti-shqiptar. Ka një kryeministër në Shqipëri, o çakej dhe puthadorë që ka ndërtuar në vendin amë, në Shqipëri, shtetin e drogës dhe ju paguan ju. Si mund ta akuzoni një parti sot në qeverinë e Kosovës se qenka kundra Shqipërisë? Nuk ka asnjë parti në Kosovë kundra Shqipërisë, por natyrisht çdo shqiptar i ndershëm në Kosovë dhe kudo në botë është kundër narkoshtetit të Edi Ramës, dhe ju përdorni Shqipërinë si mburojë për narkoshtetin e Edi Ramës.
Turpi ju mbuloftë! Nuk ka asnjë parti anti-Shqipëri në Kosovë, por ka një shqiptar që sillet si Pashiçi i Serbisë ndaj Kosovës, një shqiptar që quhet Edi Rama, argati i Vuçiçit. Ju që dilni në studio o të pafytyrë dhe etiketoni anti-shqiptare partitë e Kosovës, harroni ju sanksionet që vuri kundër Kosovës i pari në Evropë? Harroni ju xhiron ballkanike që bëri për të izoluar kryeministrin e Kosovës, ndërkohë që të tjerët i tregonin bërrylin, për kërkesën e tij, fqinjët e tjerë? Harroni ju se si dorëzoi projektin e copëtimit të Kosovës? Harroni ju se si dorëzoi projektin e marrë në Beograd për Asociacionin?

Se si kërkoi konferencën ndërkombëtare për Kosovën në mënyrë që rusët të uleshin në tavolinë? Si i lejoni vetes një gjë të tillë? Ju me të njëjtin zell, të njëjtin shërbim i shërbeni Vuçiçit. Ju jeni po kaq anti-shqiptarë sa Edi Rama, i cili s'guxon të përmendë fjalën Kosovë në OKB. I cili nuk tha një fjalë të vetme për dënimin e tërë asaj udhëheqjes politike të Kosovës. Nuk shqiptoi një fjalë të vetme. Nuk ekzistonte për Edi Ramën ky problem. Ky apatrid gjeti të bëhej patriot në një darkë ku sulmoi për tradhti Shtetet e Bashkuara dhe presidentin Joe Biden. Joe Biden sot nuk është president, por u them shqiptarëve që në të gjithë karrierën e tij politike ai, qëndrimin dhe votën e ka patur për shqiptarët. Dhe del një zuzar dhe thotë se tradhtoi Joe Biden, meqenëse ai tani nuk është më në funksione. Tradhtoi Amerika, Hashim Thaçin. Si mund të shqiptohet një fjalë e tillë?

Me çfarë e tradhtoi Amerika Hashim Thaçin, a thoni pak njëherë? Se çliroi Kosovën në bashkëpunim me UÇK-në? Pra, praktikisht, ky Padrino i degraduar sot nuk ka asnjë interes tjetër vetëm karrigen e tij sepse e di që po i vjen fundi, fundi dhe fund i tmerrshëm. Pse i tmerrshëm do thoni ju? Sepse ka firmosur në qindra vendime anti-ligjore. Sepse është de facto drejtues i karteleve më të fuqishme të drogës në Evropë dhe ndër më të fuqishmet në botë. Sepse ka vjedhur miliarda në tendera, prokurime dhe pasuri publike. Nuk ka sot Evropa një të dytë të inkriminuar si Edi Ramën. Ndaj dhe ai, jeni të përgatitur të dëgjoni çdo gjë gjersa të përfundojë në sallën e gjyqit," tha Berisha./Dosja.al

3 ORE ME PARE

Foltoret e Ripërtëritjes në Vlorë dhe Elbasan, Berisha: Dëshmuan se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij

Ceremonia e prezantimit të Wendt si ambasador i SHBA në Shqipëri,
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi live me ndjekësit në rrjetet sociale ka folur në lidhje me foltoret e Ripërtëritjes të organizuara nga PD-ja në Vlorë dhe Elbasan. Gjatë fjalës së tij, ai ka falenderuar të gjithë pjesmarrësit në këtë angazhim të partisë e cila, sipas tij, po ecën në emër të ripërtëritjes së Shqipërisë. Ai ka përmendur edhe protetstat e qytetarëve në Tiranë, ku ka përgëzuar të rinjtë për qëndresën e tyre dhe ka thënë se Rama është drejt kohërave të fundit të tij.

"Së dyti, këtë javë ishte java e turpit të Shqipërisë në OKB, ku përfaqësuesi i narkoshtetit bëhet kreu i parë i një narkoqeverie që i kushton fjalimin e tij algoritmit dhe asnjë problemi tjetër, pra halleve të veta, dhe dëshmoi se fantazma e algoritmit e ka ngërthyer atë shpirt dhe zemër dhe nuk i ndahet më. Por zhvillimi pozitiv i kësaj jave ishin dy foltoret e Ripërtëritjes të organizuar nga PD në Vlorë dhe Elbasan me një pjesëmarrje të shkëlqyer, me një angazhim të madh të strukturave të partisë, deputetëve, me debate të hapura dhe pyetje të shumta, çka dëshmojnë se procesi i ripërtëritjes së partisë është një imperativë, e cila po ecën dhe do ecë në emër të ripërtëritjes së Shqipërisë.

Me këtë rast unë falënderoj përzemërsisht të gjithë qytetarët dhe qytetaret e Vlorës dhe Elbasanit që morën pjesë në këto foltore. Falënderoj degët dhe kryetarët e tyre, zonjën Meçorapaj dhe zotin Tarazani për organizimin. Falënderoj udhëheqësit politikë të këtyre degëve zotin Bylykashi dhe zotin Tomor Alizoti. Falënderoj deputetët e tyre. Ishin aktivitete vërtet të shkëlqyera, të cilat dëshmojnë se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij. Ndërkohë protesta rinore qytetare ka vazhduar pa ndërprerë. E përshëndes përzemërsisht dhe i përgëzoj sepse faktikisht po zvarrisin Edi Ramën çdo natë në rrugët dhe bulevardet e Tiranës, moralisht sigurisht. Por, në fakt ai është drejt kohërave të fundit të tij," tha Berisha./Dosja.al

3 ORE ME PARE

Berisha: Vlora Hyseni është kthyer për tu dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan

Ceremonia e prezantimit të Wendt si ambasador i SHBA në Shqipëri,

 

"Java që lamë pas është java e skandalit më të jashtëzakonshëm jo vetëm në historinë e Shqipërisë, por e një skandali që njeh gjithsej edhe dy raste të tjera të ngjashme në historinë e botës. Shefja e shërbimit inteligjent të vendit arrestohet për bashkëpunim me organizatën kriminale më të rrezikshme në Evropë të Ergys Agasit për nxjerrje të sekretit shtetëror duke shkaktuar kështu rënien e plotë të piramidës së sigurisë së vendit. Për qytetarët shqiptarë shtoj se arrestimi për bashkëpunim me krimin dhe për nxjerrjen e sekretit i shefit të shërbimeve është më i rëndë se arrestimi i çdo zyrtari tjetër të vendit për këto dy vepra penale sepse ai presupozohet se është i certifikuar për shkallën më të lartë të besimit.

Ndërkohë që Vlora Hyseni është emëruar në atë post absolutisht jashtë çdo kriteri dhe përbën kjo një nga çështjet më madhore që kërkon përgjigje. Vlora Hyseni është denoncuar nga Sali Berisha, por mundet edhe të tjerë, që në javën e parë të emërimit të saj të pamerituar në atë detyrë dhe në vazhdim. Ergys Agasi është akuzuar nga Sali Berisha në mënyrë të përsëritur se kishte në kontroll të plotë shërbimin informativ kombëtar. Vlora Hyseni arrestohet apo shpallet urdhër arresti në një kohë kur ajo nuk ishte në qeveri, çka dëshmon se qeveritarët aktualë donin me çdo kusht që ajo të kthehet. Por ajo u kthye dhe me sa duket është kthyer për t’u dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan, sipas saj. Ndaj dhe zhvillimet e mëpastajme do jenë po të këtij kalibri, po të këtij niveli," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Berisha: Dëshmuan se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij

Berisha: Dëshmuan se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij

Berisha: Vlora Hyseni është kthyer për tu dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan

Operacioni i SPAK në Shkodër,momenti i arrestimit të50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë,Bledar Çafi

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

I dënuar me6vjet burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike,kapet në Fushë Krujë 41-vjeçari

Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave, dorëzon letrat kredenciale

Aktivistja përplaset me deputetin: Qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që ka guxim të dalë përballë...

“Nesër më shumë"/ Mbyllet protesta e 118-të: Arrestoni Ramën

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Rama mbajti fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por salla ishte pothuajse bosh

Arben Kola: Kryeministri qëndron në dhomë 15 mijë dollarë nata, ndërsa spitalet janë pa ilaçe

Rama: Pa një botë të përbashkët nuk mund të ketë Kombet e Bashkuara

Asambleja e OKB/ Rama: Jemi kundër kufizimit të IA, nevojiten sisteme kundër manipulimeve

Rama në OKB: Liria e shprehjes po kërcënohet nga përdorimi si armë i ‘fuqisë së shpërndarjes’

Rama: Algoritmi aktivizoi urrejtjen! Qytetarët protestuan kundër një armiku fantazmë

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Ne jemi të parët në botë me “Diellën”

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Shqipëria po përjeton të ardhmen që të tjerët ende....

Protesta kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shitet qeveria, jo Shqipëria

Kryeministri Rama në SHBA: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama sulmon protestuesit: Shqipëria e shqiptarëve, slogan i neveritshëm dhe i turpshëm

Rama: Në Shqipëri do investohen miliarda jo vetëm me projektin e Kushner, por me projekte të mëdha

Rama nga SHBA: Ka forca që nuk kanë qejf të na shohin kështu

Pamje të rënda nga atentati në Sarandë! Artan Myrtaj vrapon për t’u shpëtuar plumbave...

"O Kriminel, o mafia"/ Shqiptarët qëllojnë me vezë Edi Ramën në SHBA: E gjithë Shqipëria ty të urren

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit...

Aktivisti Lika për Vlora Hysenin: Nuk duhej të futej në SPAK, duhet të jetë në burg

Aktivisti Arben Kola thirrje shqiptarëve në SHBA: Priteni Ramën me vezë para OKB-së...

Aktivistja Vatnikaj: Dejtoresha e SHISH i jepte informacione Agasit për t’i shpëtuar policisë

Dita e 117-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Klodiana Lala për sulmin e Vlora Hysenit: Do t’i drejtohem SPAK me kallëzim penal

I moshuari shoqërohet me forcë nga policia gjatë protestës së sotme

Berisha: Vlora Hyseni ka zbatuar çdo porosi dhe urdhër të Ramës

Berisha dënon shantazhin ndaj Klodiana Lalës: E kam thënë që gazetarët janë në përgjim

Tension gjatë protestës në Tiranë, polici i hedh nga dora telefonin protestueses që po e filmonte

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen vezë ndaj efektivëve: O Ervin, si e ke syrin?

Përfundon seanca në GJKKO për masën e sigurisë, Vlora Hyseni del nga gjykata, ‘kyç’ gojën për mediat

Berisha-ministres Ismaili: Keni kaluar nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë?

Çfarë ndodhi në Lezhë?Një person paraqitet në spital i plagosur me armë në bark,niset drejt Traumës

Koçeku: Rama të vijë në sallë dhe të thotë çfarë dinte

Topalli-Peleshit: Je numri 2 i Republikës dhe nuk flet një fjalë për ish-shefen e SHISH!

Kryemadhi paraqitet në GJKKO, s’i kursen ironitë: Si s’na i fiku njeri radarët ne, vetëm na i ndezën

Mesazhet mes Vlora Hysenit dhe Agasit, Korreshi: Kryeministrit duhet t’i themi që shtetit i kanë…

Përplasjet me policinë, një protestues humb ndjenjat

Ish-drejtuesja e SHISH i kthehet gazetares: Si kalon ti me agjentët serbë në hotel

Noka: Siguria kombëtare ka rënë, shërbimet sekrete janë në duart e karteleve

Mediu në parlament: Në qoftë se kjo seancë do të vazhdojë kështu, ju keni zhbërë parlamentarizmin

Opozita kërkoi ndryshimin e rendit të ditës, maxhoranca e rrëzon. Demokratët bllokojnë foltoren

Tensionohet situata te Ministria e Brendshme, shoqërohen disa protestues, mes tyre Dritan Goxhaj