TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Andrew Bustamante, ish-agjent i CIA-s, u ka sugjeruar amerikanëve Shqipërinë si një nga vendet ku mund të zhvendosen nëse po kërkojnë të provojnë një jetë të re në Evropë.
Në një nga videot e publikuara në rrjetet e tij sociale, Bustamante thekson se amerikanët mund të qëndrojnë në Shqipëri deri në një vit pa vizë, duke e cilësuar vendin si një nga opsionet më të lehta për të provuar jetesën jashtë Shteteve të Bashkuara.
“Nëse do të doja të zhvendosesha shpejt në Evropë, Shqipëria do të ishte në radarët e mi”, shprehet ai.
Bustamante shton se mundësia për të qëndruar deri në një vit pa vizë e bën Shqipërinë një alternativë për amerikanët që duan të provojnë një jetë të re jashtë vendit.
“Ëndrra amerikane nuk ka pse të realizohet në Amerikë”, thotë ish-agjenti i CIA-s, duke shtuar se është mundësi e mirë për zhvendosjen e familjes apo biznesit.