web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si u emëruan krerët e institucioneve, pas ardhjes së Vlora Hysenit në SHISH

26 Shtator 2026, 15:11, Aktualitet CNA

Si u emëruan krerët e institucioneve, pas ardhjes së Vlora

Menjëherë pas emërimit të Vlora Hysenit në SHISH, më 3 prill të vitit 2023 filluan dhe lëvizjet e përplasjet që forcuan më tej Ergys Agasin.

Taulant Balla u emërua ministër i Brendshëm në korrik të vitit 2023 nga Edi Rama jo nga Ergys Agasi dhe fillon një përplasje me këtë të fundit.

Në atë kohë, mësohet se Taulant Balla ka pasur takime intensive për shkak të detyrës me Vlora Hysenin dhe qarqet politike tregonin për një konflikt të tyre që filloi me emrin e Ergys Agasit të cilin Vlora Hyseni e mohonte në mënyrë sistematike. 

Taulant Balla u largua nga detyra pas konflikteve dhe përplasjeve të vazhdueshme dhe kërkesave të bëra nga Agasi. Ky i fundit deklaronte në rrethet e ngushta në Tiranë se “do ta hante Taulant Ballën” dhe se ky i fundit do të ikte shpejt. Dhe kështu ndodhi. Megjithëse Balla kishte filluar të bënte disa reforma në Policinë e Shtetit ai ra shpejt dhe pikërisht në momentin kur Agasi deklaronte poshtë e lart se Balla do të ikte.

Në 2 tetor të 2024, njeriu i Ergys Agasit, Ilir Proda, u emërua drejtor i Policisë së Shtetit, megjithëse ky i fundit kishte qenë në Elbasan i akuzuar për lidhje me bandat e këtij qyteti dhe nga ana tjetër SPAK i kishte marrë telefonin.

Nuk është e gjatë dhe jeta si ministër i Brendshëm as i Ervin Hoxhës, i cili u emërua më 28 korrik të 2024. Edhe Hoxha shpejt “ra dëshmor” megjithëse nuk kishte profilin politik të Ballës apo peshën e reformave që tentoi të bënte ky i fundit.

Këto nuk janë thjesht çështje thashethemesh në Tiranë, janë fakte me data të sakta të lëvizjes së njerëzve të cilat përputhen me emrin e Agasit dhe Vlora Hysenit.

Po të shikosh datat, emërimet dhe lëvizjet shkojnë të gjitha te dyshja Ergys Agasi-Vlora Hyseni.

Me Prodën në krye të Policisë së Shtetit, me Vlorën në krye të SHISH, me largimin e Taulant Ballës nga ministër i Brendshëm, me ardhjen e Hoxhës dhe largimin e këtij të fundit, Agasi u bë një nga njerëzit më të fortë në qarkullim në rrjetet politike në Shqipëri.

Takime dhe festa të madhe në Equos Resort, aty ku biznesemenë e zyrtarë shkonin me radhë apo deri te zyra e këtij të fundit në kryeqytet në qendër ku janë zbuluar takime me dhjetëra e dhjetëra biznesmenë apo dhe zyrtarë të lartë të shtetit që shkonin dhe paraqitnin forcën tek Ergys Agasi.

Dikush emërohej pasi negocionte me Ergys Agasin, dikush tjetër largohej pasi nuk negocionte me Ergys Agasin.

Një e vërtetë duhet thënë: Ergys Agasi nuk ishte njeri pa peshë politike në PS, megjithëse dikush e quan biznesmen anonim në hije. Ai ka dëshiruar të rrijë në hije, por ka pasur një angazhim të fortë politik në qarkun e Durrësit, i cili është një nga qytetet që ka më shumë mandate deputetësh në vend.

Pas Tiranës dhe Fierit, janë Durrësi dhe Elbasani që kanë numrin më të madh të mandateve. Angazhimi i Agasit ka qenë mjaft i fortë gjatë fushatës elektorale me PS-në. Në Tiranë shpesh flitej për lidhje të forta me njerëz të grupeve kriminale sa në Elbasan, Tiranë dhe në Durrës.

Kjo i jepte një peshë të madhe duke ditur si funksiononin dhe kanë funksionuar në Shqipëri zgjedhjet politike./ CNA

 





Lajmet e fundit nga