Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Po rregullonte pompën e varkës dhe ra në kontakt me rrymën elektrike, 28-vjeçari VDES në duart e mjekëve të Durrësit

Shkruar nga Newsbomb
Po rregullonte pompën e varkës dhe ra në kontakt me rrymën
Spitali i Durrësit

Shtetasi i huaj i cili mesditën e sotme ra në kontakt me rrymën elektrike mësohet se ka dhënë frymën e fundit në spitalin e Durrësit. Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 28-vjeçar me origjinë nga Filipinet i cili kishte mbërritur në Shqipëri për një jetë më të mirë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:20, në lagjen nr. 1 të Durrësit. Ndërsa shtohet se 28-vjeçari me inicialet A. R., punëtor i një firme private, pak para se të binte në kontakt me rrymën, thuhet se ishte duke punuar me një pompë për heqjen e ujit nga varka.

Pas më shumë se dy orësh përpjekjesh nga mjekët e Durrësit, fatkeqësisht i riu filipinez nuk arriti të mbijetonte dhe fatkeqësisht dha frymën e fundit në spital.  

"Rreth orës 12:20, në lagjen nr. 1, Durrës, në një varkë që ndodhej në det, shtetasi filipinez A. R., 28 vjeç, punëtor i një firme private, duke punuar me një pompë për heqjen e ujit nga varka, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Si pasojë, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.", njofton Policia. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese