Flash

Aksident në Gjirokastër, plagoset një grua

Lapsi.al 26 September 2026

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Gjirokastër-Kakavijë, ku një këmbësore 77-vjeçare është përplasur nga një automjet.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, drejtuesi i automjetit tip “Toyota” është shtetasi A. M., 29 vjeç, banues në Gjirokastër. Përplasja ka ndodhur teksa automjeti po lëvizte në këtë aks rrugor.

 
Si pasojë e aksidentit, këmbësorja Violeta Selfo, 77 vjeçe, është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Hetimet vijojnë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI