Berisha: Vlora Hyseni dhe Coldea dhe të gjithë, janë ushtarë të padrinos. Të gjitha përgjigjet janë te Edi Rama

Berisha: Vlora Hyseni dhe Coldea dhe të gjithë, janë ushtarë të padrinos. Të gjitha përgjigjet janë te Edi Rama

14:30, 26/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pyetur për pretendimet e publikuara në media rreth lidhjeve të ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, me ish-zyrtarin rumun të inteligjencës Florian Coldea.

Berisha ka bërë akuza të forta ndaj Hysenit, Coldeas dhe kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se personat e përmendur kanë vepruar sipas urdhrave të Ramës. Ai ka lidhur gjithashtu deklaratat e tij me hetimet dhe zhvillimet e fundit rreth strukturave të sigurisë dhe krimit të organizuar.

Pyetje-përgjigje:

Nard Elshani: Doktor përshëndetje. Mediat rumune kanë aluduar sot se Vlora Hyseni është trajnuar nga Florian Coldea, ish-kreu i shërbimeve sekrete rumune, i cili më pas në vitin 2023 zuri vendin e Hysenit si këshilltar i sigurisë dhe thuhet se është në Tiranë në këto kohë të vështira për Ramën. Pra një ndërthurje interesante mes krimit shqiptar dhe Sinaloas meksikane. Duket sikur vetëm luftëtar Hysi që pastronte paratë e kartelit paska mbetur pa u bërë drejtor i SHISH-it dhe këshilltar i Ramës për sigurinë. Faleminderit.

Sali Berisha: E vërteta është se edhe Vlora Hyseni dhe Coldea dhe të gjithë janë ushtarë të padrinos.

Ata kanë zbatuar dhe zbatojnë porositë e Edi Ramës. Unë ju them ju, ata kanë filluar të rrëfehen tani. Të rrëfehen, kush i urdhëroi ata për këtë vepër dhe për atë vepër.

Të gjitha përgjigjet janë Edi Rama. Pa përjashtim. Ja u them unë ju.

Coldea ka kohë që punon me Edi Ramën dhe paguhet shumë nga Edi Rama, është një ish-drejtues i organizatës më famëkeqe të policisë sekrete pas sigurimit të shtetit, Sekuritatit Rumun.

Vlora Hyseni ishte shërbëtore e dy zotërinjve. E padronit Vuçiç dhe argatit Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco