E shtunë, 26 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Katër anëtarë të familjes shqiptare u shuan në Athinë! Florinda dhe bashkëshorti ishin në muaj mjalti, vëllai i saj dhe kunata po prisnin një fëmijë

Me një bilanc tragjik është përmbyllur operacioni i kërkim-shpëtimit në rrënojat e godinës që u shemb pas një shpërthimi të fuqishëm, të premten më 25 shtator, në zonën e Plakës, në zemër të Athinës.

Forcat zjarrfikëse dhe ekipet e EMAK-ut kanë nxjerrë nga rrënojat trupat e gjashtë personave që rezultonin të zhdukur, mes tyre tre shqiptarë.

Sipas informacioneve të deritanishme, mes viktimave janë Florinda Hoxha dhe bashkëshorti i saj, Ian Alexander Kirkpatrick, të cilët ishin martuar së fundmi. Çifti ndodhej në Greqi për muajin e mjaltit.

Katër viktimat e tragjedisë në Athinë

Gjithashtu ka humbur jetën vëllai i Florindës, Florin Hoxha dhe bashkëshortja e tij Eris Çani.

Sipas informacioneve të publikuara, çifti po qëndronte në të njëjtën godinë dhe thuhet se po priste një fëmijë.

Mediat greke kanë publikuar fotografitë e viktimave.

Florida Hoxha dhe bashkëshorti i saj Ian Alexander Kirkpatrick

Dy viktimat e tjera ishin një çift i moshuar që banonte në katin e dytë. Bëhet fjalë për Athina Paparesku dhe Edmond Hingis, 77 vjeç, me origjinë britanike, sipas informacioneve paraprake.

Hetimet për shkaqet e shpërthimit

Ndërkohë, autoritetet greke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të shpërthimit dhe shembjes së godinës. Dyshimet paraprake janë përqendruar te mundësia e një rrjedhjeje gazi, por ekspertët do të shqyrtojnë të gjitha të dhënat dhe provat e mbledhura në vendngjarje për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi tragjedinë.

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.