Komisioni Artistik-Kulturor i Bashkisë së Tiranës ka miratuar propozimin e Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, për shpalljen “Qytetar Nderi” të Tiranës të katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Propozimi nga komisioni i titujve me kryetar, historianin Pëllumb Xhufi, vjen në një moment të ndjeshëm për katër ish-drejtuesit e UÇK-së. Propozimi i Veliajt u miratua unanimisht.
Siç është shprehur kryetari Veliaj: “Tirana nuk është vetëm kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë, por kryeqendra e shqiptarisë.”
Pas miratimit nga Komisioni Artistik-Kulturor, propozimi vijon procedurat institucionale për shqyrtim nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.
Motivacionet për drejtuesit e UÇK-së:
Hashim Thaçi
Për kontributin e çmuar në Luftën Çlirimtare të Kosovës, në përfaqësimin politik të saj dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e veçantë me Tiranën dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Kadri Veseli
Për kontributin e çmuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e veçantë me Tiranën dhe përkushtimin ndaj afrimit e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Jakup Krasniqi
Për kontributin e çmuar në Luftën Çlirimtare të Kosovës, në përfaqësimin politik të saj dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e tij të hershme me Tiranën, si një nga qendrat e mbështetjes politike e qytetare për Kosovën.
Rexhep Selimi
Për kontributin e çmuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e veçantë me Tiranën, kryeqytetin që në ditët e luftës qëndroi pranë Kosovës dhe popullit të saj.
-
Po shpejtoni ju beni disa deklarata pa u sqaruar historia e tyre krejtesisht,jo se mua me interesojn keta por ne Tirane ka mjaft bura dhe gra qe kan bere ma shum per Tiranen por nuk permenden cka benen keta 4 dicka per Tiranen asgje,nese del neser me te vertete se kan vra njerez te pa fajshem ateheri nuk e meritojn emerimin .
Përgjigju -
Rast unikal ne planet. Dy burgaxhinj dekorojne njeri tjetrin. Per sa kohe jemi ne fund per gjithcka, duhet me patjeter te kapim ndonje cmim Guinness qe te behemi lajm.
Përgjigju











Komente
Komento