LIVE UPDATES
Politike

"Aktgjykimi do të vijë shpejt"/ Gërvalla: S’kam bashkëpunuar me Specialen, po punoj për betejën ligjore në Apel

Ajo u shpreh se që nga dita e aktgjykimit ndaj katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po punon për instancën e radhës, atë të apelimit të vendimit.

26 Shtator 2026, 15:12 Nga G.M
"Aktgjykimi do të vijë shpejt"/ Gërvalla: S’kam
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, gjatë një mbledhjeje të ekzekutivit të mbajtur në shkurt të vitit 2026.

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Donika Gërvalla, mohoi se ka bashkëpunuar me Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe tha se deklarata të tilla tashmë janë bërë “bozë”. Ajo u shpreh se që nga dita e aktgjykimit ndaj katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po punon për instancën e radhës, atë të apelimit të vendimit.

Në një konferencë për media në Prishtinë më 26 shtator, Gërvalla po ashtu hodhi poshtë kritikat se ka heshtur ndaj dënimit për krime lufte të katërsesh së UÇK-së.

“Deklaratat që më lidhin mua në çfarëdo forme me bashkëpunimin tashmë janë bërë bozë sepse i kam shpjeguar disa herë. Nuk ka, në asnjë hallkë, as me UNMIK-un, as me EULEX-in, as me Gjykatën Speciale nuk ka asnjë pikëtakim timin as direkt as indirekt. Mirëpo edhe pak durim duhet të kemi sepse aktgjykimi do të vijë shpejt dhe do ta shohim shumë shpejt”, tha Gërvalla.

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 18 shtator artikuloi kërkesën drejtuar Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti për shkarkimin e Gërvallës, mes kritikave për mosdeklarim të saj lidhur me aktgjykimin.

Kreu i kësaj organizate, Hysni Gucati, gjatë një proteste të mbajtur po atë ditë tha se “ne e dimë që Gërvalla ka dorëzuar dokumentacione në Hagë", duke shtuar se kryeministri Albin Kurti "duhet nga sot të largojë nga Qeveria njerëz si ajo".

Akuzat se Gërvalla ka bashkëpunuar me Specialen janë të kahershme, dhe ajo disa herë i kishte mohuar të njëjtat.

“Unë nuk kam heshtur, unë jam ministre e Drejtësisë. Kryeministri ka dhënë një deklaratë në emër të Qeverisë, ndërsa unë së bashku me ekipin tim, qysh ditën e parë i jam futur punës me qëllim që të përgatitemi për një betejë sepse çështja e Gjykatës Speciale është betejë ligjore, nuk është betejë deklaratash në media. Dhe, si betejë ligjore, ne duhet të jemi profesionistë, të mençur, me kokë të ftohtë, pa shumë britma, duhet të përgatitemi për instancën e ardhshme”, tha Gërvalla.

Sa i përket thirrjes për dorëheqje apo shkarkim të saj, Gërvalla tha se secili qytetar mund të kërkojë dorëheqjen e ndonjë ministri, pasi Kosova është vend demokratik. Lidhur me protestat e vazhdueshme kundër vendimit të Dhomave të Specializuara, Gërvalla tha se përveç një “zhgënjimi” në ditën e parë të protestave, pra më 16 shtator, tani ajo janë “dinjitoze” dhe po barten nga qytetarët. Megjithatë, ajo tha se e sheh më të udhës që të punojë për çështjen e apelimit të vendimit sesa të marrë pjesë në protestë.

Ish-eprorët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u dënuan për krime lufte në shkallën e parë të mekanizmit të drejtësisë në Hagë, që njihet edhe si Gjykata Speciale. Mbrojtja ka nisur procedurat e apelimit të aktgjykimit me të cilin iu shqiptuan 81 vjet burgim të katërve, marrë së bashku.

Që atëherë në Kosovë, por edhe në vende të tjera të Evropës po mbahen vazhdimisht protesta kundër vendimit. Partia Demokratike e Kosovës ka iniciuar në Kuvend një projektligj për ndryshimin e ligjit për Specialen, i cili është proceduar në Qeveri për mendim. Gërvalla tha se ekipi i ekspertëve në Ministri të Drejtësisë po punon që të japë opinion për këtë çështje.

“Kur ta kemi gati do t’ia dërgojmë Qeverisë opinionin tonë. Nuk do ta vonojmë, shpejt do ta dërgojmë. Por, as nuk duam të nxitohemi e ta paguajmë me cilësi të munguar e gabime të papranueshme. Më shumë sesa për fjalë, kemi nevojë për bashkëpunim e bashkërendim, analizë e ekspertizë me qëllim që në fund të fitojë drejtësia”, tha ministrja.

Sipas saj, po analizohet se cilët mekanizma të propozuar janë “funksionalë, e cilët eksperimentalë”, duke shtuar se për këtë çështje, në MD, po punojnë në mënyrë intensive. Në dokumentin e ndryshimeve të propozuara nga PDK-ja, të cilën e ka parë Radio Evropa e Lirë, kërkohet ndër të tjera, që dënimet më të larta që mund të shqiptohen nga Gjykata në Hagë të jenë 15 vjet burgim dhe që të dënuarit të mund të jenë subjekt i faljes presidenciale.

Çfarë parasheh nisma e PDK-së për ndryshime në ligjin për Specialen?

Nisma është mbështetur nga Aleanca, ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje në pushtet ka thënë se do ta analizojë atë në aspektin juridik, përfshirë edhe përputhshmërinë e tij me kornizën ligjore në fuqi dhe “efektet që një ndërhyrje e tillë eventualisht mund të ketë në këtë fazë të procedurave pranë Dhomave të Specializuara”.

Qeveria e Kosovës është zotuar se do të angazhohet në fazën e Apelit për, siç ka thënë kryeministri Kurti, “korrigjuar” vendimin, e cilësuar si të padrejtë, ndaj katërshes së UÇK-së./REL

donika gërvalla

Sondazh

Poll

Berisha: Dëshmuan se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij

Berisha: Dëshmuan se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij

Berisha: Vlora Hyseni është kthyer për tu dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan

Operacioni i SPAK në Shkodër,momenti i arrestimit të50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë,Bledar Çafi

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

I dënuar me6vjet burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike,kapet në Fushë Krujë 41-vjeçari

Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave, dorëzon letrat kredenciale

Aktivistja përplaset me deputetin: Qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që ka guxim të dalë përballë...

“Nesër më shumë"/ Mbyllet protesta e 118-të: Arrestoni Ramën

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Rama mbajti fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por salla ishte pothuajse bosh

Arben Kola: Kryeministri qëndron në dhomë 15 mijë dollarë nata, ndërsa spitalet janë pa ilaçe

Rama: Pa një botë të përbashkët nuk mund të ketë Kombet e Bashkuara

Asambleja e OKB/ Rama: Jemi kundër kufizimit të IA, nevojiten sisteme kundër manipulimeve

Rama në OKB: Liria e shprehjes po kërcënohet nga përdorimi si armë i ‘fuqisë së shpërndarjes’

Rama: Algoritmi aktivizoi urrejtjen! Qytetarët protestuan kundër një armiku fantazmë

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Ne jemi të parët në botë me “Diellën”

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Shqipëria po përjeton të ardhmen që të tjerët ende....

Protesta kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shitet qeveria, jo Shqipëria

Kryeministri Rama në SHBA: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama sulmon protestuesit: Shqipëria e shqiptarëve, slogan i neveritshëm dhe i turpshëm

Rama: Në Shqipëri do investohen miliarda jo vetëm me projektin e Kushner, por me projekte të mëdha

Rama nga SHBA: Ka forca që nuk kanë qejf të na shohin kështu

Pamje të rënda nga atentati në Sarandë! Artan Myrtaj vrapon për t’u shpëtuar plumbave...

"O Kriminel, o mafia"/ Shqiptarët qëllojnë me vezë Edi Ramën në SHBA: E gjithë Shqipëria ty të urren

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit...

Aktivisti Lika për Vlora Hysenin: Nuk duhej të futej në SPAK, duhet të jetë në burg

Aktivisti Arben Kola thirrje shqiptarëve në SHBA: Priteni Ramën me vezë para OKB-së...

Aktivistja Vatnikaj: Dejtoresha e SHISH i jepte informacione Agasit për t’i shpëtuar policisë

Dita e 117-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Klodiana Lala për sulmin e Vlora Hysenit: Do t’i drejtohem SPAK me kallëzim penal

I moshuari shoqërohet me forcë nga policia gjatë protestës së sotme

Berisha: Vlora Hyseni ka zbatuar çdo porosi dhe urdhër të Ramës

Berisha dënon shantazhin ndaj Klodiana Lalës: E kam thënë që gazetarët janë në përgjim

Tension gjatë protestës në Tiranë, polici i hedh nga dora telefonin protestueses që po e filmonte

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen vezë ndaj efektivëve: O Ervin, si e ke syrin?

Përfundon seanca në GJKKO për masën e sigurisë, Vlora Hyseni del nga gjykata, ‘kyç’ gojën për mediat

Berisha-ministres Ismaili: Keni kaluar nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë?

Çfarë ndodhi në Lezhë?Një person paraqitet në spital i plagosur me armë në bark,niset drejt Traumës

Koçeku: Rama të vijë në sallë dhe të thotë çfarë dinte

Topalli-Peleshit: Je numri 2 i Republikës dhe nuk flet një fjalë për ish-shefen e SHISH!

Kryemadhi paraqitet në GJKKO, s’i kursen ironitë: Si s’na i fiku njeri radarët ne, vetëm na i ndezën

Mesazhet mes Vlora Hysenit dhe Agasit, Korreshi: Kryeministrit duhet t’i themi që shtetit i kanë…

Përplasjet me policinë, një protestues humb ndjenjat

Ish-drejtuesja e SHISH i kthehet gazetares: Si kalon ti me agjentët serbë në hotel

Noka: Siguria kombëtare ka rënë, shërbimet sekrete janë në duart e karteleve

Mediu në parlament: Në qoftë se kjo seancë do të vazhdojë kështu, ju keni zhbërë parlamentarizmin

Opozita kërkoi ndryshimin e rendit të ditës, maxhoranca e rrëzon. Demokratët bllokojnë foltoren

Tensionohet situata te Ministria e Brendshme, shoqërohen disa protestues, mes tyre Dritan Goxhaj