5 ndeshjet e fundit, 5 humbje. Ja me kë jemi përballur! Maran do kërkojë fitoren me kuqezinjtë
Shqipëria e nis sfidën e re me një statistikë aspak positive kundër Bjellorusisë.
Në 5 ndeshjet e fundit, kuqezinjtë kanë pësuar 5 humbje radhazi, duke kërkuar tashmë rikthimin te rezultatet pozitive.
Në këtë seri, Shqipëria është përballur me kundërshtarë si Anglia, Polonia, Ukraina, Izraeli dhe Luksemburgu, pa arritur të marrë asnjë pikë.
Tashmë, nën drejtimin e Rolando Maran, Kombëtarja synon të ndryshojë këtë ecuri.
Trajneri italian kërkon një nisje pozitive dhe fitoren që do t’u rikthente kuqezinjve besimin për sfidat e ardhshme.
Pesë ndeshjet e fundit të Shqipërisë para sfidës me Bjellorusinë janë:
Shqipëri 0–1 Luksemburg — 6 qershor 2026
Shqipëri 0–1 Izrael — 3 qershor 2026
Ukrainë 1–0 Shqipëri — 31 mars 2026
Poloni 2–1 Shqipëri — 26 mars 2026
Shqipëri 0–2 Angli — 16 nëntor 2025
Bilanci: 5 humbje radhazi, me vetëm 1 gol të shënuar dhe 7 të pësuar.




