120 kilogramë djathtë Brie i importuar nga Italia rezulton të jetë shpërndarë dhe shitur në tregun shqiptar, pavarësisht se produkti ishte i kontaminuar me bakterin Listeria Monocytogenes. Mësohet se produkti ishte shpërndarë në disa subjekte në Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Lezhë dhe Korçë.
Kompania “INITALY RISTO &GUSTO” me pronare dhe administratore Brunilda Isufin, kishte importuar djathin nga Italia. Ajo është gjobitur për mungesën e një sistemi të plotë gjurmueshmërie për produktet ushqimore. Megjithatë kaq nuk duket se mjafton për një produkt që mund të rrezikojë seriozisht jetën e konsumatorit.
Kompania në fjalë është themeluar rreth 11 vite më parë, me objekt veprimtarie import-eksport të produkteve ushqimore, si dhe aktivitete të tjera të parashikuara në objektin e saj. Ora News ka mundur të mësojë 43 subjektet private që u furnizuan me djathin e kontaminuar. Nga Tirana në Korçë, lista është si më poshtë:
1. Sheqer pikant
2. Iluminatium
3. Sofra e Ariut
4. Rigels Qefalia
5. Ulza SHPK
6. MATIN
7. Jona Tile
8. Soma SHPK
9. Rinia 04.
10. ARCO Restaurant Shpk
11. Morsi Arena Shpk
12. PERLA Restorant
13. Sokol Tusha
14. C-2025 SHP
15. Lugina e Zanave
16. MORSI SHPK
17. RM Group
18. Coastline hospital
19. Soleil on sea SHPK
20. Mirela Gjergji
21. Voisins
22. Star Butik Hotel
23. Klaus Mane
24. Perga
25. Jakup Ali
26. Capital Leasing
27. Demi Hotel
28. Orfea Taci
29. Splendor hotel
30. ZAL SHPK
31. Agroturizëm Demerxhiu
32. Harmonia hotels group
33. RHG
34. Gridi Baboci
35. Ilir Hyseni
36. Cliché
37. Martin Tanushi
38. Lorenc Marku
39. Armando Prenga
40. Luiza Pllumbi
41. Eduart Metollari
42. Life Gallery
43. Oliver Dakollari
