26 Shtator 2026, 15:35
Nga E.d
Foto ilustruse
Shqiptarët konsumojnë mish pule nga Tajlanda. Që prej 3 shtatorit, BE-ja dhe vendi ynë kanë ndaluar importin e disa kategorive të mishit nga Brazili, ndërsa fabrikat e sallamit duket se kanë gjetur një treg të ri furnizimi në Tajlandë.
Që prej vitit 2025, Ministria e Bujqësisë i ka hapur dyert importit të mishit të pulës nga Tajlanda, duke specifikuar se do të lejohen vetëm produktet që vijnë nga stabilimente të certifikuara për eksport në Bashkimin Europian.
Por ajo që bie në sy është se i gjithë mishi tajlandez, rreth 197 tonë, rrugën për të mbërritur në vendin tonë e ka gjetur përmes Kosovës, si rieksport.
Ky treg i ri nuk rezulton gjithmonë pa problematika . Në qershor të këtij viti, Komisioni Europian, gjatë një auditimi në Tajlandë, evidentoi një sërë mangësish në sistemin e kontrollit të prodhimit të mishit të shpendëve mbi kushtet higjenike.
“Komisioni konstatoi se, në pothuajse të gjitha stabilimentet e vizituara, karkasat me kontaminim fekal dërgoheshin për ripërpunim. Sipas raportit, mënyra e transferimit të këtyre karkasave, në disa raste, paraqiste rrezik serioz për përhapjen e kontaminimit fekal”.
Problemet vijonin edhe gjatë procesit të ripërpunimit.
“Karkasat e dyshuara si të papërshtatshme dërgoheshin në një zonë tjetër, ku punonjësit e thertores prisnin pjesët e prekura, i lanin me ujë dhe vendosnin nëse pjesë të mishit ishin të përshtatshme për konsum”.
Një tjetër problem serioz i evidentuar në raport lidhet me ndarjen dhe gjurmueshmërinë e produkteve të destinuara për tregun e BE-së nga ato që nuk ishin të destinuara për këtë treg.
“Akoma më rëndë, në një stabiliment u konstatuan produkte prej mishi shpendësh të destinuara për eksport në BE, të cilat ishin prodhuar duke përdorur mish të grirë të siguruar nga një stabiliment që nuk ishte i autorizuar për eksport në Bashkimin Europian.”
Raporti ngre pikëpyetje serioze mbi funksionimin e sistemit të kontrollit dhe certifikimit të mishit të shpendëve që eksportohet nga Tajlanda drejt tregut europian. Për këtë arsye, autoritetet shqiptare, Ministria e Bujqësisë dhe AKU-ja, duhet të verifikojnë me kujdes origjinën, gjurmueshmërinë dhe sigurinë e produkteve që hyjnë në Shqipëri./Top Channel
ke raporti 197 tonë mish
Aktualitet
26 Shtator 2026, 15:29
E.d
Foto ilustruse
GRAMSH- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të Gramshit, ku tre automjete janë përplasu...
Aktualitet
26 Shtator 2026, 15:14
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 119-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për m&...
Aktualitet
26 Shtator 2026, 15:03
G.M
Foto ilustruese
GJIROKASTËR- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër-Kakavijë, ku një 29-vjeça...
Aktualitet
26 Shtator 2026, 14:56
G.M
Foto ilustruese
DURRËS- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Durrës, ku një 28-vje&c...
Aktualitet
26 Shtator 2026, 14:13
E. D
GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur mesnatën e së premtes në Greqi në lokalin “Amora”, k...
Aktualitet
26 Shtator 2026, 13:39
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Plagosja me armë zjarri e ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “Hysni Gërbolli”, ku mbeti i pl...
Aktualitet
26 Shtator 2026, 13:18
E. D
GREQI- Ekipet e emergjencës kanë përfunduar operacionin e kërkim-shpëtimit dhe kanë nxjerrë gjashtë trupat e vikt...
Aktualitet
26 Shtator 2026, 13:08
E. D
Florin Hoxha dhe Florida Hoxha, motër e vëlla
GREQI- Florin Hoxha, Florida Hoxha dhe Eris Cani janë tre shqiptarët q&eu...
Aktualitet
26 Shtator 2026, 12:45
E. D
FUSH-KRUJË- Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Krujë. Arrestimi i tij erdhi pasi ai ishte n...
Aktualitet
26 Shtator 2026, 11:36
E. D
TIRANË- SPAK ka lëshuar për herë të parë urdhërarrest për ish-anëtarin e Bandës së Durr&...