41-vjeçari Agim Xhixha, i dënuar me 6 vite burg nga Gjykata e Tiranës për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, ka rënë në prangat e Policisë së Krujës.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se arrestimi i 41-vjeçarit u bë në kuadër të operacionit ‘Larushku’, pasi Xhixha ishte banues i fshatit Larushk i Sipërm, i Fushë Krujës.

Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Finalizohet operacioni i koduar “Larushku”, për kapjen e një shtetasi në kërkim.

Lokalizohet dhe ndalohet një 41-vjeçar, i dënuar me 6 vjet burgim, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Krujë finalizuan operacionin e koduar “Larushku”.

Gjatë operacionit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Agim Xhixha., 41 vjeç, banues në Larushk i Sipërm, Fushë Krujë.

41-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.